Sandro Tonali është dënuar në total me 18 muaj pezullim nga futbolli për shkak të përfshirjes në bastet sportive. Ish-mesfushori i Milanit, i cili tani luan te Neëcastle, 10 muaj do jetë i detyruar të qëndrojë larg fushës së gjelbër, ndërsa 8 të tjerë do jenë dënime alternative, që kanë të bëjnë me seanca terapish me futbollistët e rinj, me qëllim qëndrimin larg këtyre veseve.
Tonali i cili pranoi se kishte luajtur baste edhe për ekipet ku ka qenë vetë futbollist humb kështu edhe kampionatin europian të verës. Gjithmonë nëse Italia kualifikohet, ndërsa do jetë i gatshëm vetëm për fillimin e sezonit të ri me Neëcastle. Klubi anglez këtë verë pagoi 80 milionë euro për ta blerë nga Milani.