Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!

20 Korrik, 15:06| Përditesimi: 20 Korrik, 15:29

  • Share

Maliq Vranozi prej dy vitesh e ka kthyer Spitalin Onkologjik si shtëpinë e tij. I duhet të shoqërojë bashkëshorten e cila vuan nga kanceri i gjirit. Shpesh tregon se është përballur me mungesën e ilaçeve, siç në fakt i ka ndodhur edhe të premten, kur e gjejmë në dyert e Onkologjikut.

“E blej ilaçin sepse nuk e ka spitali. E marr 100 mijë lek (të vjetra) flakonin, “Navelbine” është i katërti që marr unë. Ashtu ishin edhe një pjesë tjetër para. Ka pas edhe herë të tjera mungesë, ç’të bëjmë i kemi blerë vetë, thotë ai.

Një tjetër qytetar të cilin në Onkologjik e ka sjellë sëmundja e babait, na tregon se mungon medikamenti Gemto për trajtimin e tumori në mëlçi, të cilin është detyruar ta marrë në farmaci 30 mijë lekë, ndonëse duhej të sigurohej nga spitali.

“Kam babain që prej dy muajsh vuan nga kanceri i mëlçisë.  Ilaçet që mora tani 300 mijë lekë, është terapia e pestë që po merr. Ilacin Gemko 2 herë e kam marrë te onkologjiku, 3 herë e kam siguruar vetë.  Më orientuan derisa e gjetëm, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka”, shprehet djali denoncues.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga deklaratat e drejtuesve të spitalit Onkologjik në komisionin e shëndetësisë se nuk ka mungesa të ilaçeve.

“Doli ajo zonja nuk u mungon asnjë lloj ilaçi, të isha atje në komision t’ja fusja një kështu. Dil e thuaj o popull të vërtetën që si siguroni dot”, thotë qytetari.

“Të hysh aty ku presin pacientët plas derri jo robi. Nuk punojnë kondocionerët, ashensorët ndonjëherë, fiken dritat. Këta thonë vdis sot që të vijmë ne nesër”, shprehet një tjetër.

“Tani që është kulmi i vapës duhet freskuese. Futen nga 4-5 pacient në një dhomë. Shumë vapë, kushte skandaloze”, pohon një qytetar.

“Më ka blerë djali një freskuese, ja ku e kam marr me vete”, thotë një tjetër.

Problemin në fakt, nuk e shohin te mjekët, por te sistemi shëndetësor.

“Me mjekët s’kemi gjë, thjeshtë na thonë nga spitali s’ka ilaçe, duhet ta gjesh diku. I kam bërë të tëra në privat, skaner, analiza.  Shkoj për skaner në shtet në Berat, se jam andej, më thonë është i prishur, të tëra spitalet e rretheve janë skandaloze”, thotë një qytetar.

Një grup mjekësh do përballen me SPAK për abuzimin me ilaçet dhe shërbimin ndaj qytetarëve të cilët i orientonin në privat.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2024 00:24

    Ju kerkoni ilace nga spitalet,kondicionere, ashensore, skaner funksionale e spitale qytetesh ne gjendje ,le te themi,kaluese! Po satelitet e garen e /Giro d'Italia/ qe te filloje nga Shqiperia me cfare do t'i financojme, po ju plotesuam juve keto gjera jetike?! Jemi shtet i varfer por me ego si te Napoleonit per t'u fryre e protagonizem te semure per t'u dukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?