Politikë

Denoncimi i aktivistes së PD në Divjakë, reagon sërish Braçe: Çafrë mashtrimi dhe turpi! Grafia dhe skaneri konfirmuan që s'kishte thyerje krahu

24 Prill 2021, 22:25| Përditesimi: 24 Prill 2021, 22:27

  • Share

Deklarata e Spitalit të Lushnjes, publikuar në Facebook nga Braçe

Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së, ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e aktivistes së PD në Divjakë,  Elsa Bitës, e cila akuzoi shefin e Policisë në Divjakë se e kishte rrahur.

Në facebook Braçe ka publikuar një foto të deklaratës për shtyp të Urgjencës së Spitalit të Lushnjes në lidhje me rastin e Bitës, që konfirmon se ajo nuk kishte pësuar dëmtime të kockave, ndryshe nga sa u pretendua se ajo kishte thyer krahun nga dhuna. Braçe e konsideron "mashtrim" atë që e quan 'historinë e thyerjes së dorës së një gruaje në Divjakë'.

"Tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën", shkruan Braçe mes të tjerash

Postimi i plotë:

Çfarë mashtrimi!

çfarë turpi!

çfarë neverie!

gjithë historia qe çmendi dynjanë sot ne mëngjes me “thyerjen e dorës se një gruaje ne Divjakë”, është mashtrim

urdhëroni:

zero thyerje dore, parakrahu apo krahu;

zero ndrydhje dore, parakrahu apo krahu;

zero thyerje qafe;

zero ndrydhje qafe;

zero thyerje apo ndrydhje gjëkundi tjetër ne turp;

zero shenja dhune kudo ne trup;

gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri!

tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën!

ua kam thëne;

me mua s'do ja dilni kurrë sa kohe kam vetëm një rruge ku eci e jetoj:

rrugën e ligjit, drejtësisë e Zotit!

ndërkohe përgjigje për kriminelet ordinere ne strukturën e mbikëqyrjes se territorit” a keni?

përgjigjuni fundërrina!

 


Lajmi kryesor:

Denoncimi i aktivistes së PD, Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj! Këto janë emrat e kriminelëve në strukturën e PD në Divjakë, vulosur nga partia


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?