Mirela Karabina

Denoncimi i grupit të Bashës: 6 vite për 300 metra rrugë në Unazën e Madhe të Tiranës, Balluku premtoi përfundimin e punimeve në shtator 2023

20 Qershor, 15:39| Përditesimi: 20 Qershor, 16:25

  • Share

TIRANË- Zëdhënësja e grupimit të Lulzim Bashës, Mirela Karabina, ka denoncuar vonesën e përfundimit të punimeve në Unazën e Madhe të Tiranës, megjithëse ishte premtuar nga ministrja Belinda Balluku se punimet për të gjitha lotet do të përfundonin në shtator të 2023.

Por megjithëse jemi në vitin e gjashtë të rehabilitimit të këtij segmenti, Karabina thotë se zgjatja e punimeve do të thotë rritje e kostos së punimeve, dëm për qytetarët në vonesa në trafik dhe smog i lartë që vë në rrezik shëndetin e tyre.

'Qytetarë të varfër e të shpërfillur dhe korrupsion i lartë. Ky është realiteti që qeverisja e Edi Ramës i ofron qytetarëve të saj.

Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja (lot 1) është nyja më e rëndësishme hyrëse/dalëse për qytetin e Tiranës që frekuentohet gjatë ditës nga një trafik shumë i lartë automjetesh të tonazheve të ndryshme. Edhe pse ministrja Belinda Balluku premtoi që në shtator të 2023-it do të kishin përfunduar të gjitha lotet që kompletonin Unazën e Madhe të Tiranës, siҫ dhe e shikojmë, ky segment dhe të tjerë ende nuk kanë përfunduar.

Jemi në vitin e gjashtë të rehabilitimit të këtij segmenti rrugor (2018) dhe zgjatja e punimeve do të thotë rritje e kostos së punimeve, dëm për qytetarët në vonesa në trafik dhe smog i lartë që vë në rrezik shëndetin e tyre.

Pra, në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit!

Vonesat dhe zvarritjet në punime, sipas ekspertëve, vijnë jo vetëm pasi projektet bëhen në nxitim e sipër, nuk kanë gjithëpërfshirje dhe nuk jane të mirëplanifikuara por, bazuar dhe në të dhënat e Open Data, kemi të njëjtët operatorë fitues lokalë të tenderave të rrugëve, pra vetëm kompani shqiptare klientë të qeverisë të cilat janë të angazhuara në dhjetra punime të tjera njëkohësisht dhe kanë numër të kufizuar stafesh.

E njëjta skemë abuzive e korruptive e bandës hajdute të rrugëve kryesuar nga Ministrja Balluku dhe zgjatimeve të saj në ARRSh është përdorur së fundmi me dhënin e tenderave të rrugëve me vlerë 200 ml euro oligarkëve, duke përjashtuar përmes kritereve dhe afateve qëllimisht kompani të huaja apo shqiptare në bashkëpunim me to.'- u shpreh Karabina.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?