Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim, që e quan vjedhje të Albpetrolit. Ish-deputeti Luan Baçi me anë të një postimi në 'Facebook' akuzon administratorin e Albpetrol, Gent Gazheli se vazhdon ti paguajë punonjësit me pagën 26,000 lekë dhe me sigurime shoqërore jo të plota. Po ashtu sipas Luan Baçit, Gazheli po tenton të privatizojë Albpetrol.
Denoncimi i ish-deputeti të PD-së, Luan Baçi
Drejtori i radhës i Albpetrol sh.a. Gazheli dhe stafi i tij hajdut vazhdon denjësisht në gjurmët e paraardhësve të tij. Punonjësit e Albpetrol vazhdon t'i paguajë me pagën 26,000 lek dhe me sigurime shoqërore jo të plota, paga e famshme e luftës edhe për ata që venë në punë, një padrejtësi e qëllimte dhe shumë e dëmshme për ekonominë e familjeve të punonjësve.
Shkurtuan mbi 250 punonjës në këtë periudhe, pavarësisht qe e shtynë për momentin, zbatimin e vendimit, vënia në jetë, i tij është çështje ditësh.
Në foton e paraqitur, po publikojmë një nga tenderat që po përgatit Gazheli, me të besuarën e tij, drejtoreshën e programimit, anëtaren e këshillit bashkiak të Tiranës, Alketa Hila, ( a thua humbi Fieri për financiere dhe juriste, dhe na vijnë te gjithë qe nga P...S..dmth që nga Tirana).
Një nga firmëtarët e KB Tiranë, për prishjen e Teatrit dhe nga ato hajdute që marrin nga dy apo tre paga, shume honorare, që menaxhojnë nga Tirana Albpetrolin dhe po e bëjnë gati për ta privatizuar së shpejti.
Tenderi me një miliardë lekë me TVSH, për ruajtjen e objekteve të Albpetrol, në një kohë, që një pjese e mire e punonjësve qe po shkurtojnë, janë roje te këtyre objekteve, qe paguhen me page minimale 26 000 lek, por qe Gazheli e shikon te arsyeshme, te akordoje trefishin e lekeve, nje kompanie, që patjetër, do jete e përzgjedhur e tij, per ruajtjen e objekteve ne një kohe, qe ankohen për mungese fondesh nga mos shitja e naftës dhe çmimi i ulet i saj, per shkak te pandemisë.
Ka dite qe ne Albpetrol vijnë shpesh "eksperte" te shumte shtetëror dhe private, fotografojnë, bëjnë video, shikojnë bilancet, bëjnë llogarite deri ne detaje, me shume nxitim dhe kujdes te shtuar, ne fshehtësi dhe pa buje....
ALBPETROL sh.a. do te privatizohet, do te vidhet, do te merret nga oligarkët e lidhur me pushtetarët.
Zyrat dhe drejtimi tashme janë në Tiranë, të mbushura me militantë dhe hajdutë të rilindjes.
Gazhelet dhe Alketat do të jenë pronaret e djersës dhe mundit, të shumë naftëtarëve, specialisteve, teknikeve dhe inxhiniereve, të banoreve, të Fierit, Mallakastres, Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Vlores, Delvinës dhe kudo ku ekzistojnë vendburimet e naftës, kësaj pasurie të madhe dhe më shume vlera të vendit tonë.
c'jane keto fake news, pse i jepni hapesire mediatike, sipas ketij, puset e naftes do ti ruajne dordolecet!!!
Përgjigjupo mire o redaksia, me kete ushtarin e Koco Kokedhimes merreni ju, Luan trimin, sipas logjikes se ketij i bie qe Luani lindur ne Durres dhe kryetar i PD ne FIer, mos te shkel ne Tirane. pse nuk investigoni mbi pasurine e ketij trimit se dyqane, apartamente, biznese te ndryshme, si bar-kafe, parukeri por edhe pasuri te tjera te paluajtshme, kane per pronar familjen e Bacit. te gjitha me ndershmeri, nga postet politke
Përgjigju