Lulzim Basha

Politikë

Denoncimi i Manjola Cakonit, Basha: Teatri mizor me hallet e qytetarëve duhet të marrë fund

10 Shtator 2020, 21:58| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 22:09

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me historinë e Manjola Cakonit duke thënë se detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për ta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim.

Më tej Basha shprehet se kryeministri Rama i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.

"Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund. Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshme që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t'u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre", shkruan Basha.

VIDEO e shperndare nga kreu i PD Lulzim Basha

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 11/09/2020 10:30

    Po pse e lodh veten or Lul.Rri ne gjume mos e prish terezine ke kunatin qe merret me ato pune.

    Përgjigju
  • Hasani: 11/09/2020 09:19

    Ti o plehu i kombit shqiptar ne radhe te pare ke shkelur kushtetuten e vendit sepse nuk te takon te jesh ne poste drejtuese sepse ke kombesi dhe nenshtetesi tjeter(holandeze) pastaj ne qoftese videoja qe ju keni nxjerre ku qytetarja e paguar nga regjisoret tuaj sikur eshte ofenduar nga kryeministri po ti i harrove ato te tuat kur vrave ne 21 Janar 4 qytetare vetem se kerkuan te drejtat qe u takonin? Po kur ishe kryetar bashkie qe policet e tu terhoqen zvarre plaken e gjore sepse i dhimbej shtepia?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?