Nga Berati, Partia Demokratike ka denoncuar publikisht blerjen e votës nga Partia Socialiste, duke pretenduar se ka emra konkretë që janë të përfshirë akte të tilla.
Demokratët i kërkojnë SPAK të ndërhyjë sa nuk është vonë për të ndaluar këtë fenomen.
Deklaratë për media nga selia e PD Berat:
Ndërsa kemi hyrë në javën e fundit të fushatës zgjedhore, e dimë se sipas traditës më të mirë të 12 viteve të fundit, kjo është java ku Partia Socialiste ble vota me shumicë, kesh apo me ndihma, me premtime për legalizime, vende pune, heqje gjobash etj. Kjo është java ku vullneti i popullit tjetërsohet rëndë dhe ku maxhoranca e sotme aktuale ka varur cdo shpresë për fitore.
Ne kemi në dispozicion dëshmitë dhe informacionet e para para se fenomene të tilla po programohen të ndodhin. Ne kemi dijeni për emra dhe mbiemra, zonat që po operojnë, për përsonat që u kanë premtuar gjithcka të paligjshme në këmbim të votës. Jam këtu përpara jush për të deklaruar se Partia Demokratike është në terren, në monitorim të plotë të situatës, me strukturat e saj mobile territoriale të cilat kanë në vëzhgim cdo cep të territorit dhe cdo person të dyshuar.
Jam këtu për të bërë me dije cilindo që do të përfshihet në akte të shitblerjes së votës, se jo vetëm do të denoncohen publikisht por do të shpallet “terrorist elektoral” nga
Partia Demokratike dhe se mbi të do të godasë pa asnjë mëdyshje ligji dhe drejtësia.
I bëjmë thirrje Policisë se Shtetit dhe SPAK, dy strukturave kryesore të garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent, se është casti tyre të provojnë se janë jo vetëm të paanshëm, por edhe shërbëtorë të ligjit, në dobi të Shqipërisë.
Ne nuk kërkojmë tensione apo konfrontim, por vetëm zbatimin e ligjit. Ne do të sinjalizojmë menjeherë strukturat e mësipërme por cdo rast të shkeljes së ligjit zgjedhor. Ne nuk do të lejojmë asnjë votë të tjetërsohet, asnjë votë të vidhet apo të blihet. Ne presim që strukturat ligjzbatuese të operojnë menjëherë pa humbur kohur kohë.
Ne duam që qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë dhe të pakërcënuar. Por të jeni të sigurtë, se asnjë votë nuk preket, asnjë votë nuk tjetërsohet. Mjerë ata që nuk i bëjnë llogaritë me ligjin dhe vendosmërinë e demokratëve për të respektuar deri më një vullnetin e zgjedhësve!
Komente
