Mbetjet spitalore në Memaliaj

Denoncimi i Report Tv për mbetjet spitalore në Memaliaj, reagon drejtori rajonal i Shëndetësisë: Nuk janë nga spitalet shtetërore! Markat e shiringave nuk janë si ato që përdorim ne

2 Qershor 2022, 11:17| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 18:00

  • Share

Një ditë pasi Report Tv raportoi krimin mjedisor në fshatin Izvor të Memaliajt ka reaguar Kujtim Llapi, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë duke thënë se nuk janë mbetjet spitalore nga spitalet shtetërore.

Në një reagim thotë se kanë parë nga afër markat e shiringave dhe serumeve por nuk janë të ngjashme me ato te spitalit shtetëror. Megjithatë kanë dërguar një grup inspektvimi në terren dhe presin përgjigjen përfundimtare.

“Nuk rezulton se janë  mbetjet tona. Ambalazhet e medikamenteve që kemi parë në pamjet e Report TV nuk përdoren nga spitalet shtetërore. Kemi krahasuar listën me 47 barna që përdorim ne, me markat e shiringave dhe serumeve qe ndodhen në këtë vendgrumbullim dhe nuk janë të ngjashme.

Si procedurë ligjore, qendra shëndetësore Izvor dhe Spitali Tepelenë kanë kontratë me një kompani private për asgjësimin e mbetjeve dhe në çdo rast mbahet procesverbal. Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar një grup inspektimi dhe presim përgjigjen përfundimtare. Institucioni përgjegjës për ta ndjekur këtë çështje është Inspektori Shëndetësor Shtetëror”, tha Llapi.

Në pamjet e transmetuara një ditë më parë nga Report Tv dukeshin shiringa, shishe serumi, ampula, ambalazhe te mjekimeve të ndryshme gjenden në pirg mbeturinash fare pranë zonës së banuar, vetëm 10 metra larg shtëpisë së parë.

Mbetjet spitalore janë burim infeksioni për më shumë se 500 banorët e fshatit Izvor e sidomos fëmijët që kalojnë çdo ditë në këtë përrua. Po kështu në këtë pirg hidhen mbeturinat urbane pasi fshatrat e Memaliaj kanë mungesë të kontejnerëve. Ndonëse banorët paguajnë tarifën e gjelbërimit, nuk ka asnjë reagim nga institucionet për pastrim.

Plehrat degdisen ne përrua e me pas përfundojnë në lumin Vjosë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali Pasha: 02/06/2022 12:19

    Veprime te tilla do organizohen gjate gjithe sezonit turistik. Diku disa shiringa (edhe pse kuptohet qe jane sjell aty nga nje distance e larget). Diku tjeter plehra ose pula te ngordhura ne plazh, edhe pse kuptohet se nuk i hedhin pronaret e bizneseve te zones sepse s’ka kuptim qe ata te demtojn aktivitetin e tyre ekonomik. Disa zjarre ne zona me rendesi strategjike per udhetimet turistike. Edhe ndonje alarm fallco per bomba ne qytete turistike. Pastaj do dalin disa skutha shqipfoles, disa me thonj te lyer dhe floke te prere me stil pseudo-modern, te tjere gjoja ekspert te sigurise, dhe do bertasin me te madhe ne media: KETA JEMI NE! Mire t’ju behet sepse jeni shume te bute… Po te guxonin me fushata te tilla te terrorizmit ekonomik ne vende perendimore, sherbimet sekrete do i benin te mos guxonin me te shkelnin ligjin me te bute per gjithe jeten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?