Denoncimi i shoqatës: Turp! Tre infermierë në QSUT u pezulluan se u kapën duke ngrënë kroasant në punë

5 Maj 2020, 10:56| Përditesimi: 5 Maj 2020, 11:40

  • Share

TIRANE-Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë denoncon se tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar deri në korrik pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapën duke ngrënë. Sipas shoqatës, kjo është bërë e qëllimshme.

"Reagim publik per masen e mare ndaj Infermiereve te sherbimit te Neurokirurgjike: Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene kroasant .Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese,as ditet e festave apo fundjavat. E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po n cilin vend te botesh eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim).

A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT. Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur" thuhet në denoncimin e Shoqatës së Infermiereve te Shqiperise.

Denoncimi i shoqates se infermiereve te Shqiperise

Komento

Komente

  • Infermier Gjermani: 05/05/2020 11:19

    Punojmë 6 ore ne dite, me 30 minuta pushim, për ushqim, kafe e ctë duash, dhe po qe se do të blesh dhe diçka jashtë institucioni del dhe blen, mjafton që ti mos të kalosh 30 minutat e tua e pushimit. Turpe Shqipëtare,po dhe ata budallenj qe rrinë akoma në Shqipëri e punojnë në kushte mesjetare ku ju mohohet çdo e drejtë në punë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?