Pako me gjak e me sy kafshësh janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në pesë vende evropiane. Ministria e Jashtme e Ukrainës e denoncon këtë, siç raporton UNIAN, duke thënë se kërcënimet kanë mbërritur në ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali, konsullatat e përgjithshme në Napoli, Krakov dhe konsullata në Brno (Republika Çeke).
“Persona të panjohur kanë dëmtuar edhe hyrjen e rezidencës së ambasadorit të Ukrainës në Vatikan. Një fushatë e planifikuar mirë terrori dhe frikësimi ndaj ambasadave dhe konsullatave të Ukrainës është duke u zhvilluar," u shpreh Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të
S.C/ReportTv.al