Albana Vokshi

Denoncimi i Vokshit: Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalin e Dibrës s'bëhen analiza se s'ka fonde! Qytetarët të reagojnë me protesta

1 Shkurt 2023, 10:48| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 10:51

  • Share

Deputetja e PD, Albana Vokshi bëri publik denoncimin e një qytetareje nga Dibra që i thoshte se në spital nuk kryhet asnjë analizë, ndaj qytetarët detyrohen të shkojnë në privat për shërbimet mjekësore.

Teksa përmend dosjen e McGonigal, Vokshi thotë se teksa në spital nuk bëhen analiza se s’ka fonde, sipas saj Rama i ka dhënë 225 mijë dollarë ryshfet ish zyrtarit të FBI. Po ashtu thotë se ministrja e Shëndetësisë bashkë me ata që krejnë afera korruptive në shëndetësi duhet të ishte para drejtësisë.

Në përfundim, i bën thirrje qytetarëve që të protestojnë më 11 shkurt.

“Denoncimi nga një qytetare nga Dibra. Pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot çmimet. E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë ryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim.

Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët. Ogerta Manastirliu e çdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë. Sot, çdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese. #zgjohu #reago #protesto #11shkurt”, shkruan Vokshi.

Postimi i Albana Vokshit

Komento

Komente

  • Jimmy: 01/02/2023 20:34

    Po moj bajge!!te bejne protesta qe te vini ju te perdhunosurit e kombit ne pushtet!!ik moj fytyre e shemtuar!!fytyren e ke njelloj me travesty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?