Denoncimi i Vokshit se 4 pacientë humbën jetën pasi ikën dritat në QSUT, Tritan Shehu: Nuk kishte dëme në njerëz

8 Prill, 11:31| Përditesimi: 8 Prill, 11:52

  • Share

Deputeti demokrat, Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësisë ka folur mbi denoncimin e koleges së tij Albana Vokshi. Kjo e fundit denoncoi që ajo ka marrë nga një qytetar se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

Por Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimatorë. Ai kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje dhe mosfunksionimin e urgjencës së QSUT

"Ka pasur të premten një situatë të jashtëzakonshme në reanimacionin e QSUT dhe kjo ka zgjatur. Mjekët reanimatorë bënë që situata të kalojë pa dëme njerëzore siç më referojnë mua. Por situata ka qenë e vështirë, dhe kjo është e vërtetë. Kam qenë në kontakt me kolegët. Falë ndihmës së mjekëve reanimatorë u kalua me vështirësi. Roli i mjekëve është esencial. Në Shqipëri shohim që mjekët denigrohen, akuzohen, shkelmohen, por nuk është kështu", tha Shehu. 

Po ashtu, Shehu kërkon të pyesë ministren Albana Koçiu se përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjikale

“Pse urgjenca e QSUT nuk ka filluar aktivitetin, ministria duhej të merrte masa të menjëhershme. Krijon çrregullim, të sëmurët çohen në sanatorium. Me drejtuesit e QSUT dhe ministren të diskutoj, përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjikale, çohet e gjitha në spitalin Ushtarak. Një idiotizëm. QSUT është qendra më e madhe. E di përse është bërë, për të ulur konsumin e sterilizimit”, u shpreh Shehu.

Përgjigjja u dha nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

"Të dëgjojmë njëherë se ca do thotë ministrja. Është një lajm i mirë që edhe në sajë të punës që kanë bërë mjekët s’ka pasur humbje jete. Shehu ngriti një problem lidhur me urgjencat kirurgjikale, janë ndarë në tre qendrat spitalore universitare. 2 ditë në javë i ka Sanatorium, 3 ditë Trauma dhe 2 ditë QSUT. Të treja kapacitetet do shfrytëzohen, dhe është menduar të zgjidhen kështu për urgjencën kirurgjikale. Kështu është e ndarë, s’ka lidhje me zjarrin", tha Spahiu. 


Lajmi kryesor:

'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?