Foto ilustruese

Tirana

Denoncimi në Report Tv, qytetari: Një grua kishte dalë me qenin e saj në park në Tiranë, i cili ndoti ambientin! Policia bashkiake më thotë 'ç'të bëjmë ne'! Ja ç'ndodh në Angli

5 Shtator 2021, 12:31| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 12:36

  • Share

Në rrugët e Tiranës shikojmë shumë qytetarë të shoqëruar me qentë e tyre dhe kjo është shumë bukur. Por mbajtja e qenve vjen edhe me përgjegjësinë për të ruajtur ambientin dhe këtë rrallë herë e shohim.

Një denoncim i ardhur në adresë të Report Tv tregon pikërisht këtë. Marikled Tanku, një shqiptar që jeton në Londër, tregon historinë e tij mëngjesin e sotëm në Parkun Rinia në kryeqytet.

"Nuk e di a mund ta postoni. Vendosni emrin tim pa problem isha te parku 'Rinia' sot në mëngjes dhe del një grua kaçurrelse bjonde me qen. Qeni kreyn nevoja personale në park. Marr policinë në telefonon dhe e pyes nëse lejohet apo jo diçka e tillë në park në mes të Tiranës? Ai në telefon më thotë se çfarë procedure duhet të bëjmë. Dhe ia shpjegoj që në Angli ku jetoj gjobat fillojnë nga 500 paund në qoftë se pronari i qenit nuk pastron. Hajde polici hajde! Merren me nonat e shkreta që shesin fiq disa fiq e dardha me fitu 1 lek! TURP", shkruan qytetari, i cili na nis fotot e mëposhtme.

Telefonata me Policinë Bashkiake

 

Foto e derguar nga qytetari

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?