Dy fëmijët e mitur, 3 dhe 4 vjeç, të cilët lypnin të zhveshur në rrugë në qytetin e Durrësit, do të jetojnë në Tiranë me gjyshen e tyre. Vendimi është marrë pas publikimit të denoncimit nga Report Tv se prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që i pranishëm aty ishte edhe një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.
Pas publikimit të pamjeve pati një sërë reagimesh nga publiku dhe instancat shtetëtore për t’i rehabilituar fëmijët. Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, fëmijët janë trajtuar dhe janë veshur, janë ushqyer dhe kanë marrë dhe është bërë i mundur dhe komunikimi me të ëmën e femijëve. Pamundësitë financiare kanë bërë që ajo të nxjerrë fëmijët të kërkojnë lëmoshë.
Familja i përket komunitetit Romë. Fillimisht Policia e Durrësit ka bërë me dije se se është tentuar që fëmijët të dërgohen pranë një qendre të shërbimeve sociale për trajtim të mëtejshëm, por gjyshja e fëmijëve (nga ana mamasë), e cila jetonte në Tiranë, ka kërkuar t’i marrë ajo në shtëpi në dhe tashmë fëmijët janë sistemuar në banesën e gjyshes së tyre.
Kanë qenë vet blutë e qytetit bregdetar të cilët i kanë shoqëruar dhe janë siguruar që fëmijët dhe nëna e tyre kanë shkuar mirë dhe aty ku duhet, ndërkohë që u janë dhënë ndihmat si veshmbathje dhe ushqime.
Ndërkohë që mësohet se fëmijët mbaheshin nga e ëma në një godinë të vjetër të braktisur në Durrës, në të cilën ishin vendosur vetëm kohët e fundit. Report Tv ka kontaktuar me qendrën e shërbimeve sociale e cila ka marrë përsipër kujdesin e familjes dhe prej tyre konfirmohet se rasti është kthyer tek nëna e saj dhe për çdo gjë do të jetë Bashkia Tiranë e cila e ka në menaxhim rastin, pasi janë me regjistrim në Tiranë.