Denoncimi në Shqiptarja.com për prerje pyjesh në parqet e mbrojtura në Librazhd, në pranga 58-vjeçari

9 Prill, 14:14| Përditesimi: 9 Prill, 14:23

  • Share

Pas denoncimit në Shqiptarja.com për prerjen e pyjeve në parqet e mbrojtura në Librazhd, policia ka arrestuar një 58-vjeçarin Shpëtim Bogdani dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve "Shebenik" dhe "Gavadec".   Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Shpëtim Bogdani, u gjet lëndë drusore, e dyshuar e përfituar në kundërshtim me ligjin.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Priten pyjet në parqet e mbrojtura në Librazhd, pas denoncimit në Shqiptarja.com policia arreston 58-vjeçarin


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?