Vëllezërit Poul dhe Mathias Pogba

Denoncimi shokues i Pogba-s, dyshohet se vëllai dhe shokët e fëmijërisë e kërcënuan me armë për 13 mln euro

29 Gusht 2022, 11:49| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 11:50

  • Share

Lajme deri diku të pabesueshme janë publikuar rreth Poul Pogba-s, i cili nëpërmjet avokatit të tij ka akuzuar të vëllain se është pjesë e një bande që e ka kërcënuar me armë për t’i marrë 13 mln euro. Pjesë e kësaj bande besohet se janë edhe shokët e tij të fëmijërisë, ndërsa me këtë çështje po merren autoritet italiane dhe franceze, të cilët kanë hapur një hetim.

Ndërkohë vëllai i yllit të futbollist, Mathias postoi video në internet duke “premtuar” se do të bënte “zbulime të mëdha” për lojtarin. Matias Pogba tha se informacionet do jenë “shpërthyese”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“S’janë gjë tjetër përveçse kërcënime dhe përpjekje për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba”, u tha në një deklaratë. “Organet kompetente në Itali dhe Francë janë informuar një muaj më parë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme”.

Fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, Pogba u transferua te Juventusi këtë verë pasi u largua nga Manchester United.

Në videot e tij, Matthias Pogba tha se “E gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim, dhe aq më tepër ekipi francez dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”.

Ai tha se zbulimet do të përfshijnë edhe agjenten e Pogba, Rafaela Pimenta.

Ndërkohë futbollisti ka deklauar se është shantazhuar nga një bandë që e tërhoqi zvarrë në një apartament në Paris në mars dhe i kërkuan 13 milion euro teksa e kërcënuan me armë.

29-vjeçari tha se ata donin paratë për “shërbimet mbrojtëse” përgjatë 13 viteve, përfshirë edhe kohën kur ishte në Mançester.

Pogba pretendon se dy personat e armatosur i thanë se e “mbrojtën atë në mënyrë diskrete” gjatë një periudhe që zgjati më shumë se një dekadë, duke përfshirë gjatë kohën kur luajti në Mançester United, që përfundoi në fillim të këtij viti.

Një burim tha për gazetën Franceinfo se ‘vëllai i madh dhe miqtë e fëmijërisë’ të Pogba janë të dyshuar.

Por, Matias, i cili luajti për Urekram, Criv dhe Cravlei Taun, mohoi pretendimet duke thënë: “Paul, ti me të vërtetë doje të më mbyllje gojën dhe të më dërgoje në burg, e dyshova dhe tani është e vërtetë.”

Një burim nga gjykata tha: “Atij dyshohet se iu është bërë kurth nga shokët e fëmijërisë dhe dy persona me kapuç të armatosur me pushkë.”

Pogba tha se banda kërkonte 13 milionë euro dhe se ishte kërcënuar për katër muaj.

Ngjarjet ndodhen në Mançester në prill, dhe më vonë në qytetin italian të Torinos, ku Pogba aktualisht luan për Juventusin.

Banda thuhet gjithashtu se ka marrë peng Pogba në banesë në lagjen e Parisit, Lagny-sur-Marne, ku Pogba u rrit, në fund të marsit. Aty anëtarët e bandës akuzuan Pogban se nuk i ka ndihmuar financiarisht që kur u bë lojtar profesionist.

Ndërkohë Pogba tha për hetuesit se ai ka qenë gjithmonë pranë miqve të tij të fëmijërisë dhe i ka ndihmuar ata financiarisht kur ka mundur. Por në janar ai dëboi një prej tyre nga shtëpia e tij në Mançester, pasi zbuloi se i kishte përdorur kartën e kreditit për t’i vjedhur 200.000 euro.

Paul Pogba u lind dhe u rrit në Lagny-sur-Marne së bashku me dy vëllezër, Matias dhe Florentin, të cilët të dy gjithashtu luajnë futboll. Lojtari do të mbrojë Kupën e Botës që fitoi me Francën në vitin 2018 në turneun e ardhshëm në Katar.

Këtë verë, pasi i përfundoi kontrata me Manchester United, Poul Pogba, u bashkua me Juventusin, skuadër nga e cila ishte larguar në 2016. Ai nisi të lunate me Le Havre në Francë në 2019 dhe në moshën 16-vjeçare u transferua te Manchester United para se të shkonte në 2012 si lojtar i lirë te Juventusi.

Aktualisht francezi është i dëmtuar dhe pritet të kthehet në fushë në muajin shtator, ndërsa sa i përket jetës personale është i martuar me Maria Zulay Salaues me të cilën ka edhe dy fëmijë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?