200 shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Pragës ku ishin grumbulluar që prej mesditës në pritje të fluturimit për në Tiranë me kompaninë WizzAir.
Denoncimi është bërë për Shqiptarja.com nga një pasagjer i cili tregon se fluturimi Pragë-Tiranë, i parashikuar të nisej sot në orën 14:50, e ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes.
"Herën e parë e ndryshoi në datë 21, herën e dytë sot në 12:00 dhe herën e tretë e ndryshoi po sot në orën 16:00, duke e shtyrë për në orën 19:10. Gjithë personat që kishin prerë një biletë me këtë kompani ndodhen në aeroport që në orën 15:30.
Avioni erdhi në orën 19:30, dhe Wizz Air mbylli gate-in dhe fluturimi u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve. Ndërsa rreth 200 pasagjerë tjerë shqiptarë kanë ngelur në aeroportin e Pragës, pa ditur çdo bëhet me ta", tregon ai.
Albawings ka anuluar gjitha fluturimet, ber kerdine dhe nuk kthen leket e biletave dhe askush nuk flet ne media
PërgjigjuPerdorni Firmat Juridike dhe perfitoni 400€ per person demshperblim. Une jam i vetmi qe uroj te anullohet ose te ndryshoje orari i fluturimit. Dy here ja kam marre demshperblimin WIZZ AIR Familjarisht .( 4 Persona x 400€ - 27% Firma Juridike. Nje firme juridike eshte http://fairplane.de/ por ka dhe shume te tjera
PërgjigjuAjo anektoda e vjeter qe tha Rama per cilesine e futbollit bazuar ne vleren e biletes,vlen dhe per te ashtuquajturat /low cost flights/ si rasti i mesiperm.
PërgjigjuPo dhe ata nga Barcelona ne fluturimin e dates 24 u nisen ne oren 2.30 te dates 25/3 ne vend te ores 21 te dates 24. Kerkoni kompensim nepermjet firmave juridike, se direkt tek Wizz, nuk do te merrni gje deri sa te dilni ne pension.
Përgjigju