Kronikë

Denoncoi se e qëlluan me armë persona që nuk i njihte, arrestohet 24-vjeçari! Ishte vetëplagosur me armën që e mbante pa leje

10 Tetor 2021, 11:57| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 14:16

  • Share

24-vjeçari Isak Mehmedaj u raportua i plagosur një ditë më parë në fshatin Mushan të Shkodrës nga persona të paidentifikuar, por e vërteta është ndryshe. Pas hetimeve të disa orëve të Policisë së Shkodrës është zbardhur se Mehmedaj është vetëplagosur aksidentalisht. Sipas bluve të Shkodrës, Mehmedaj në bashkëpunim me mikun e tij Gledis Mlloja, 20 vjeç, kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e saj, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Pas përfundimit të hetimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë  shtetasi Isak Mehmedajt, i cili është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu, për veprën e fundit penale është arrestuar në flagrancë edhe miku i tij, Gledis Mlloja, i cili e ka ndihmuar për fshehjen e ngjarjes.

Pas ngjarjes, para grupit hetimor, 24-vjeçari Isak Mehmedaj deklaroi se ka qenë duke hedhur mbeturinat, kur është qëlluar me armë nga një distancë e largët, ndërsa është shprehur se nuk e dinte kush mund ta ketë qëlluar pasi nuk ka mundur ta shohë autorin. Megjithatë, skenari i tij për fshehjen e rrethanave të ngjarjes nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?