Në hetim për kallëzim të rremë, KLGJ pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi! Denoncoi se u kërcënua me jetën e fëmijëve, Prokuroria: Letrën e shkroi vetë

7 Shkurt, 13:36| Përditesimi: 7 Shkurt, 18:37

  • Share

Gjyqtares Arnisa Këlliçi do i kushtojë historia e kërcënimit me jetë nga persona të panjohur, siç ajo pretendoi. Prokuroria e Tiranës thotë se nga hetimet ka dalë në përfundimin se kallëzimi ishte i rremë, dhe se gjyqtarja e Tiranës e ka shkruar vetë letrën kërcënuese.

Mbi këtë letër ku gjyqtarja Arnisa Këlliçi pretendoi se ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor i siguroi mbrojtje, vendim të cilin këtë të mërkurë e transformon me vota unanime në pezullim nga detyra për gjyqtaren deri në përfundim të hetimit.

“Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga denoncuese, gjyqtarja kthehet tashmë në subjekt hetimi me 2 akuza “kallëzim të rremë”, për shkak se është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra është shkruar nga vetë ajo dhe për shkak se ajo u përdor për të përfituar mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor prokuroria po ashtu ka ngritur akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria i kishte nisur hetimet për të zbuluar personat që kishin kërcënuar gjyqtaren më 20 janar të këtij viti, kur Arnisa Këlliçi bëri denoncimin në komisariatin numër 3 në Tiranë. Rrugës, me marrjen e dëshmive dhe këqyrjen e kamerave në gjykatë dhe me ekspertim grafik, prokuroria krijoi bindjen me prova se gjyqtarja e ka shkruar vetë letrën në zarfin që kish vënë mbi tavolinën e zyrës së saj.

Gjyqtarja pretendoi në kallëzimin e rremë se letra i kishte ardhur me postë, ku shkruhej ndër të tjera se duhej të “mendonte për dy fëmijët, dhe se si do mund të jetonte pa ta”. Për të shmangur konfliktin e interesit, hetimet për gjyqtaren Arnisa Këlliçi do t’i bëjë prokuroria e Durrësit dhe jo ajo e Tiranës. Këlliçi pretendoi se kërcënuesi ishte një prokuror dhe se ky i fundit kishte kërcënuar atë edhe kancelarin e gjykatës.

 

Ora 16:00
Akuzohet se falsifikoi letrën kërcënuese, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi

1707318537_1705827161arnisakllii.jpg

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pasi u mor e pandehur nga prokuroria, për veprat penale ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim’.

Prokuroria bëri me dije se Arnisa Këlliçi u mor e pandehur lidhur me denoncimin se është kërcënuar me jetë më fëmijët e saj, por që sipas organit të akuzës rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 08/02/2024 19:29

    Sbesoj te jete idiote por partia te ben idiote

    Përgjigju
  • Iris: 08/02/2024 02:53

    Nese mbrojtja i eshte siguruar edhe per kaq kohe te shkurter,shteti duhet t'a detyroje A.Kellicin te ktheje shpenzimet dhe pagat e rojeve qe jane perdorur per mbrojtjen e saj.Keshtu veprohet ketu ku jetoj une,kur behet fjale per mashtrues te tille,gjithashtu,ai zoteria qe eshte akuzuar prej kesaj duhet t'a hedhe ne gjyq per prishje imazhi,reputacioni,shpifje dhe akuzim te rreme dhe t'i kerkoje demshperblim!

    Përgjigju
  • Bledari: 07/02/2024 18:53

    Ah mor Ben çi ke bërë kësaj me atë këmbën tënde 45

    Përgjigju
  • Dyli: 07/02/2024 17:11

    Hahahahahaha si ka msu karroca e Dylit

    Përgjigju
  • Ermand Rama: 07/02/2024 17:00

    Po mire me po s dije t ja jepje dikujt tjeter ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?