Denoncon Partia e Lirisë: Në tregun farmaceutik mungojë barna që trajtojnë sëmundjet kronike për pacientët

8 Qershor, 16:12| Përditesimi: 8 Qershor, 16:16

  • Share

Partia e Lirisë ka denoncuar mungesën e barnave në tregun farmaceutik, të cilat janë për të trajtuar sëmundjet kronike për pacientët.

Denoncimi është bërë nja Besnik Jakaj, anëtar i kryesisë në PL i cili thotë se mungojnë barna që janë në listën e rimbursimit, barna spitalore, e ambulatorë, konkretisht: anti hipertensiv; anti epileptik; anti alergjikë; që janë bazike si nokutil lamiktal ventolinë, e shumë e shumë të tjera.

Jaka tha se mungojnë në mënyrë të vazhdueshme barnat antitumorale në onkologji, e në onkopediatri, dhe ajo që është më dramatike dhe e papërgjegjshme nga kjo qeveri dhe institucionet e MSH., është se ju fillohet terapia të sëmurëve me tumore, e ju ndërpritet nga mungesa e barnave, kjo është pak ta thuash kriminale.

Postimi i plotë i Benik Jakajt

Jam këtu në emër të Partisë së Lirisë, për të denoncuar mungesën e vazhdueshme të barnave në tregun farmaceutik, të cilat janë për të trajtuar sëmundje kronike e jetike për pacientët.

Mungojnë barna që janë në listën e rimbursimit, barna spitalore, e ambulatorë, konkretisht:

1. ANTI HIPERTENSIV;

2. ANTI EPILEPTIK;

3. ANTI ALERGJIKë;

4. Që JANë BAZIKE SI NOKUTIL LAMIKTAL VENTOLINë, E SHUMë E SHUMë Të TJERA.

Mungojnë në mënyrë të vazhdueshme barnat antitumorale në onkologji, e në onkopediatri, dhe ajo që është më dramatike dhe e papërgjegjshme nga kjo qeveri dhe institucionet e MSH., është se ju fillohet terapia të sëmurëve me tumore, e ju ndërpritet nga mungesa e barnave, kjo është pak ta thuash kriminale.

Mungojnë barnat antidiabetikë, që janë në listën e rimbursimit.

Mungojnë disa gjenerata antibiotikësh për trajtime jetike për sëmundje të ndryshme.

Mungon kontrasti ose lënda radioaktive për shintigrafi të ndryshme.

Mungon çdo gjë cilësore dhe efikase në tregun farmaceutik, për një arsye të vetme e të qëllimshme, klientelizmi e korrupsioni i  qeverisë, i konkretizuar me ndryshimet ligjore në vitin 2014 nga ministri Beqaj, për të ndërtuar parajsën e vetë korruptive, mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.

Duke lejuar importin paralel të barnave pa asnjë lloj kontrolli e sigurie, për të furnizuar rrjetin e farmacive të tij oligarkike e kriminale, i cili bëri të largohen nga Shqipëria kompanitë multinacionale më prestigjoze të botës, të cilat ishin prezente në Shqipëri që nga vitet 2000.

Kurrë shërbimi farmaceutik nuk ka qenë në këtë derexhe. Partia e Lirisë me 5 prioritetet për 4 milionë shqiptar plus, do i japi përgjigje të shpejtë e të menjëhershme edhe këtyre problemeve madhore, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?