Në një konferencë për mediat, Partia e Lirisë, ka nxjerrë sipas saj fakte të tjera në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK.
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në këtë forcë politike, Brisida Shehaj, shpjegon rrugëtimin e një prej punonjësve të inceneratorit të Elbasanit, i cili është bërë pronar i kompanish në Malin e Zi.
Sipas Shehajt, punonjësi, emri e të cilit nuk e bëri me dije është bërë pronar, duke lidhur kontrata me biznesmenët e lidhur me inceneratorët. Ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë aferë.
‘Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës. Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.
Më pas kemi një çertefikatë pronësia. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurorë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi.. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi. Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.
I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri. Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos. Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione.’- tha Shehaj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot duke hedhur poshtë akuzat e ardhura nga partitë e opozitës lidhur me pagesat që po vijojnë t’ju bëhen inceneratorëve, duke theksuar se tashmë këto kompani administrohen nga shteti dhe jo nga personat e shpallur në kërkim nga drejtësia.
Sipas MIE, në rolin e autoritetit kontraktual, pagesat janë bërë pas kërkesës së administratorit të emëruar nga shteti, në përmbushje të detyrimeve kontraktuale, që shteti ka ndaj këtyre kompanive.
Në reagim thuhet se gjithashtu se krahas pagesave të bëra, MIE ka vendosur edhe penalitete financiare ndaj kompanive të inceneratorëve, për mos përmbushje në kohë të detyrimeve kontraktuale, që lidhet me mosdorëzimin në kohë të objekteve.
'Në zbatim të kontratës Koncesionare “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e Autoritetit Kontraktor, ka detyrimin kontraktual të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas kushteve të kontratës, konkretisht pikës 5.4.3/d të saj, që parashikon se “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit V bashkëlidur kësaj kontrate dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate. Garantimi i pagesës së kësteve është kusht thelbësor i kontratës”.
Me vendimin e datës 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë vendosur në sekuestro preventive shoqëritë koncesionare së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme, duke i kaluar në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe duke caktuar dhe Administratorin e tyre.
Në vijim, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të kryejë pagesat në përmbushje të detyrimeve kontraktuale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përmbushje të detyrimeve të kontratës, kërkesës së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe faturave të lëshuara prej Agjencisë, ka kryer pagesën e mbështetjes financiare për këstet mujore për muajt, prill, maj dhe qershor 2022.
Gjithashtu në zbatim të detyrimeve kontraktore, konkretisht Neni 19, pika 16.1 e kontratës “Sanksionet”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në të dhënat e ecurisë së punimeve nga Mbikqyrësi i Punimeve, ka vendosur penalitet për mosrespektimin e afateve për dorëzimin e objektit në masën 551,250 euro, penalitet i cili rritet çdo ditë me 2250 euro/ditë.
Në përgjigje të akuzave të lëshuara sot në media nga parti politike të caktuara, të lidhura me transaksione që nuk janë pjesë e objektit të kontratave koncesionare, Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.'- thuhet në njoftimin e ministrisë së infrastrukturës.
Me pas kemi kete me pas kemi dhe ate, pastaj me pas kemi edhe ate tjetren. Juve nuk beni as per pastrues rrugesh apo hamall porti me kete fjalor te cunguar. E para eshte turp t'i shkoni pas qiftit Kryemadhi (se Likja ben c'i thote gruaja), por ate turp ju e keni ngrene me buke e nje gote vere. E dyta, eshte turp qe dilni ne deklarata publike me mesazhe cyryke, tregon sa fushe e keni trurin, qe ne fakt shpjegon edhe pse i shkoni pas Monikes.
PërgjigjuHajduti Meta e ka gjet nje hajdue Brisilden dhe e ka vene koordinatore kundër korrupsionit haha.Eshte fryre me lek ne tatime,"e ku eshte problemi ketu" haha
Përgjigju