Megjithëse ka një javë që ka nisur mësimi zyrtarisht, Partia Demokratike thotë se shkolla në Theth nuk është hapur ende. Deputetja e rrethit të Shkodrës, Greta Bardelli në një reagim bën thirrje që të zgjidhet sa më parë problemi dhe mos të ketë justifikimet për mbylljen e saj.
'Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur! Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin! Prindër, nxënës, banorë së bashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt! I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!'- shkruan Bardelli.