‘Pasaporta e artë’ është një nismë e rrezikshme, për sigurinë e vendit. Kështu deklaroi një konferencë për shtyp zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, e cila tha se kjo pasaportë nuk është gjë tjetër veçse pasaportë për bajlozët e krimit të lidhur me Edi Rama.
Sipas Garos, pasaporta e artë i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.
‘Një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakera amatorë, të cilët Edi Rama Megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare.
Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve; pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’; pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla, Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.
Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.
Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë:
“Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.
Partia Demokratike e di arsyen pas kësaj nisme të Edi Ramës, e cila edhe mendjes më të pastërvitur do t’i dukej jo logjike. Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar që drejton dhe dobësimin e forcës reaguese të ekonomisë dhe publikut vendas.
Më shumë se kaq, ai sprovohet në një ushtrim të vjetër anti-europian që ka nisur që në vitin 2013 kur bllokonte negociatat me tri ligjet e famshme.
Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë. Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij. Do të thotë bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë.
Edi Ramës i intereson kjo, sepse skaneri i BE mbi aktivitetin e qeverisë do t’i detektonte shenjat e gishtërinjve të tij dhe klikës, të ndotur nëpër punët e pista dhe rrugët e së keqes, që ai ka hapur në shpinë të Shqipërisë, që nga koha kur shpalli ‘të vetmen rrugë’, tek ‘drejtimi i duhur’, për ta përfunduar Shqipërinë në krye të çdo listë të zezë globale, për faqen e tij të zezë.’- tha Floriana Garo.
Në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë, një kontraktim në formën e koncesionit.
Programi “Qytetaria me Investim” është i pranueshëm në disa vende evropiane por autoritetet në vendet e BE-së shpesh e kanë kritikuar një skemë të tillë pasi shpesh është përfshirë në afera të paligjshme si pastrimi i parave dhe korrupsioni, edhe pse Skemat e Pasaportës së Artë sjellin përfitime të konsiderueshme për sektorin ekonomik.
Megjithatë Brukseli ka një mendim tjetër. Sipas raportit të fundit të progresit të Shqipërisë, të prezantuar vitin e kaluar, thuhet se vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik edhe për sigurinë e vendit.
Nuk e kuptoj kete lloj opozite por kuptoj qe pd eshte ne agoni
PërgjigjuPo tani ke ven florianen kryetare
Përgjigjurama po realizo plot proekte ne te miren e vendit por e keni mendien vetem me u hedh balt ketyre risive
PërgjigjuQfar të mira shef o i mjerë o i verbuar
Shihni partine tuaj njehere dhe rregullojeni mos u merrni me ramen
Përgjigjufoli dhe kio debila pd,, e ti kishe ngel pa fol ,,ec mi moter rri rehat c merresh me idiotsirat e pd
PërgjigjuAman m keta te pdse veten me llafe merren. Hidhini syte nga vetja njehere
Përgjigjuaman m ju se leni nam me kto lloj shpifjesh qe sajoni
Përgjigjusa gjynah jeni ju te pd me kshu shpifjesh
PërgjigjuJu jeni grada zh. Ikni kujdesuni per veten sa sjeni fut akoma nburg
PërgjigjuBajlozi i krimit esht sali berisha nongrata ne gjith ato shtete
PërgjigjuJeni kaq per te ardhur keq ju partia demokrate turp me te tilla lajme
PërgjigjuFlisni palidhje se kte pun keni asgje te sakt sbeni ju te pd
PërgjigjuBora Vukmirović , leti marrzinat
Per te ardhur keq jeni ju te pd
PërgjigjuSe kuptoj si flasin keshtu per nje njeri aq ountor si rama
PërgjigjuMos hidhni balte kot mbi Ramen
PërgjigjuA kta te PD veq tflasin budalliqe din
PërgjigjuJu te pd jeni gjithe mafioze krimi
PërgjigjuHajde hajde lajme palidhje
Përgjigju