Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka dhënë sot dorëheqjen sot nga posti i tij. Shmyhal shprehu mirënjohje për “mbrojtësit që qëndrojnë në vijën e parë dhe mbrojnë Ukrainën” dhe falënderoi gjithashtu presidentin Volodymyr Zelensky për besimin e dhënë.
Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi presidenti Zelensky propozoi emërimin e Shmyhal në postin e ministrit të Mbrojtjes dhe kërkoi mbështetjen e parlamentit për një riformatim të qeverisë.
Sipas mediave të huaja, Zelensky ka propozuar zëvendëskryeministren e parë, Yulia Svyrydenko, për të marrë drejtimin e qeverisë.
Denys Shmyhal ka qenë në krye të qeverisë që nga marsi i vitit 2020, duke u bërë kryeministri më jetëgjatë i Ukrainës që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Komente
