Depistimi/ Rreth 13 mijë nxënës kanë probleme me shikimin! Prindërit ankohen: S'ia heqim dot celularin

21 Janar, 14:57| Përditesimi: 21 Janar, 15:18

  • Share

Tirane- Rreth 13 mijë nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku okulist për trajtimin e problematikave me shikimin, nga 107 mijë fëmijë që janë depistuar në gjithë vendin. Për mjekët okulistë kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë, pasi në punën e përditshme kanë konstatuar rritje të numrit të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.

"Ne çdo ditë kemi pacientë fëmijë, për problematika nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me sytë. Patjetër që edhe numri është evident në rritje. Pikërisht sepse edhe qëndrimi në paisjet dixhitale, ekspozimi karshi paisjeve dixhitale, qëndrimi i fëmijëve më i gjatë në shtëpi, largimi nga jeta sociale"  thotë Rubin Topi mjek okulistë.

Mjekët bëjnë apel për depistim të hershëm, pasi neglizhenca mund të sjellë dëmtime të rënda deri në humbje të shikimit.

Ka shumë probleme në fushën e okulistikës të cilat nëse nuk kapen deri në moshën 7 apo 9 vjeç, ky fëmijë mund të rritet, po e nis nga problem kryesorë për shembull me një sy dembel. Prindërit që na dëgjojnë do ishte mirë të kuptojnë sesi funksionon dëmtimi. Këto paisje rrezatojnë një dritë blu, e cila shumë larg të qenit afër dritës natyrale dhe energjinë e ka shumë të lartë. Kjo energjië e lartë që e rrezatojnë paisjet dixhitale në përgjithësi, pra nuk po bëjmë dallime" thote Rubin Topi.

Përdorimi i paisjeve dixhitale nga fëmijët për një kohë të gjatë,  nuk sjell pasoja vetëm në dëmtimin e shikimit, por edhe një sërë problemesh të tjera 

"Por, ka edhe pasoja të tjera përvec syrit. Është vënë re që këta fëmijë kanë ulje në performancën intelektuale, pra në provime dalin më keq sesa fëmijët që nuk qëndrojnë. Fillojnë problemet me posturën, me qafën, me kurrizin, me shtyllën kurrizore. Bëhen asocial" Topi.

Prindërit nga ana tjetër thonë për Report TV se shmangia e përdorimit të paisjeve digjitale tek fëmijët, shpesh herë është mision i pamundur.

“Është shumë e vështirë, sidomos në këto kohë, po s'kemi ça bëjmë. Nuk u hiqet, është bërë mikrob, u është bërë ves”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?