Draft-Kodi Zgjedhor/ PS kopjon PD-në për censurë financiare ndaj medias

5 Tetor 2018, 15:21| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 17:53

  • Share

Partia Socialiste, një lloj si Partia Demokratike një vit më parë, propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të penguar median të transmetojnë reklama të partive apo të enteve shtetërore.

Në draftin e socialistëve për reformën zgjedhore që Report TV ka siguruar, propozohet që  partitë të mos bëjnë  reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt e fundit para datës së zgjedhjeve. Po kështu edhe institucioneve shtetërore dhe enteve publike nuk u lejohen gjatë kësaj periudhe të transmetojnë reklama të paguara apo financuara prej tyre.

Kjo tentativë për të dëmtuar financiarisht median nuk është e para. Në paktin politik të 18 majit, Rama dhe Basha ranë dakord të detyrojnë mediat të transmetojnë pa pagesë reklamat e partive.

Asokohe kjo u sanksionua në ligjin për financimin e partive politike, ndërsa kësaj radhe, socialistët kërkojnë që kjo të vendoset në Kodin Zgjedhor, një dokument më i lartë shtetëror.

Kufizime parashikohen edhe për shpenzimet në fushatë, ku shuma e shpenzuar nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, nuk duhet të jetë m,ë e madhe se 2 fishi i parave që  subjekti zgjedhor ka marrë nga fondet publike për ato zgjedhje.

Për afishimin materialet zgjedhore propagandistike, kryetari i Bashkisë vendos hapësira të caktuara për të gjithë, ndërsa lejohet thyerja e këtij rregulli vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyrat elektorale. Shkelja e këtyre rregullave dënohet me gjoba të rënda.

Partia Socialiste po ashtu kërkon depolitizimin e tre niveleve të administratës zgjedhore. Në draft bie në sy zgjedhja jo më nga partitë, por me short e anëtarëve të të KZAZ-së, Komisionit të Qendrës së Votimit dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave.

Drafti përmban vetëm reflektimet ndaj rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por jo kërkesat e PD për votim elektronik, edhe pse PS ka dhënë OK për testimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Në draft nuk gjendet e përkthyer as kërkesa e PS për votimin e emigrantëve.

Burime pranë Partisë Socialiste shpjeguan për Report TV se ky draft është vetëm detyrimi që Shqipëria ka ndaj organizatave ku është partnere, dhe reflekton ato që ODIHR kërkon e po ashtu ato që Komisioni Evropian ka rekomanduar.

Të njëjtat burime thonë se PS i ka gati edhe variantet për çështjet që janë në diskutim në tryezë me PD, por nuk mund t’i parashtrojë ato pa konsensusin e opozitës.

( Kliko këtu ) për draftin e plotë të Kodit Zgjedhor

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi 1: 06/10/2018 11:02

    shume bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?