Një ditë më parë, qeveria paralajmëroi nisjen e një aksioni për heqjen e depozitave nga pallatet. Por si është situata në terren? Kryesisht në ndërtesat e para viteve ’90 depozitat janë si çatitë e dyta të pallateve, pasi ujësjellësi nuk garanton ujë 24 orë në ditë. Banorë në disa zona të Tiranës thonë për Report Tv se depozitat nuk mund të hiqen pa u garantuar furnizimi i plotë, pasi në çezma uji vjen 6-9 orë në ditë.
***
“Kjo është koha për të filluar planin e heqjes të depozitave”, deklaroi kryeministri Edi Rama më 3 shtator.
Depozitat, të cilat qeveria paralajmëroi t’i heqë, në fakt janë ‘çatia’ e dytë mbi pallate, kryesisht ato parafabrikate për banorët në Tiranë.
2 burimet, ai i Selitës dhe Shën Mërisë, dhe impianti i Bovillës, që furnizojnë pjesën më të madhe të Tiranës, nuk garantojnë shërbimin me ujë 24 orë në ditë. Ndaj panorama e depozitave, është kaq shumë e dukshme.
“Po nuk pati depo ka marrë fund” , thotë një banor.
Reportv Tv vëzhgoi në disa lagje të Tiranës, për të pyetur vetë qytetarët se sa orë në ditë furnizohen me ujë.
Në zonën e Bërrylit e deri tek Pazari i Ri, depozitat janë domosdoshmëri pasi ujë thonë se ka vetëm 2-3 herë në ditë.
“Uji vjen dy herë në ditë, rrinë deri 3 orë dhe pastaj vjen në darkë nga ora 19.30”, thotë një banore në zonën e Bërrylit në Tiranë.
Ujë kemi 3 herë në ditë. Vjen 2 orë e 30 minuta në mëngjes, në drekë dhe darkë”, pohon një zotëri, banor në lagjen rruga “Vllazën Huta”.
Nganjëherë kur e vëmë lavatriçen, dhe na e lënë në gjysmë. Uji vjen tre herë në ditë. Ndonjëherë na e mbyllin komshinjtë ujin”, thotë një banore në lagjen pranë ‘Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 1’.
Jo vetëm ujë i kufizuar 6-9 orë në ditë në pjesën më të madhe të vitit, por siç vetë qytetarët pohojnë as nuk është i pijshëm.
“Ka njerëz që e blejnë ujin dhe për të gatuar, sepse ka aromë të keqe. Uji na vjen 3 herë në ditë dhe e blejmë. Mua një bidon uji për 2 ditë më mjafton, pensionin e kam 100 mijë lekë të vjetra, merre me mënd sa më del”, pohon një pensioniste.
“Nuk ka ujë 24 orë, ka 16 vjet në pushtet dhe akoma diskutohet uji. Vjen në orën 9 ikën dhe do të presim deri në orën 13.00 që të vijë pastaj. Kam edhe depon se nuk do të qelbem. Ka guri i bardhë sa të duash ujë dhe vijon e diskutohet uji në Tiranë, është turp”, pohon një qytetar.
6 orë ujë në ditë dhe pjesa tjetër nga depot e vendosura në çdo cep pallateve. Kjo është situata edhe në një nga zonat më të shtrenjta pranë qendrës, “Myslym Shyri”.
“As nuk kemi pasur as nuk do të ketë ndonjëherë ujë 24 orë”, thotë një banor në zonën pranë drejtorisë së Policisë.
“Ujë i rrjedhshëm është nga ora 6-9.30 në mëngjes, kurse me depozitë kemi gjithë ditën. Po na e hoqi do na bëjë dëm, se uji është i domosdoshëm”, thotë një tjetër qytetar .
“Vjen nga ora 7-9.00 të mëngjesit, pastaj nga ora 12-14.00 dhe vjen në orën 19-21.00. të kënaqur nuk jemi se duhet të lahesh dhe duhet presion. Po i hoqi depot nuk na del”, tha një banor në zonën e Myslym Shyrit.
“Kemi ujë vetëm në mëngjes. Furnizohemi me depo nga lartë. Ai si gjithmonë shikon nga një ëndërr dhe flet”, tha një tjetër.
Depozitave mund t’i thonë lamtumirë vetëm nëse garantohet 24 orë ujë në ditë.
“Kemi ujë në mëngjes deri në 11, pasi 13-16.00 dhe më pas vjen në orën 19.00. Depozitat janë në pozicion të keq se një tërmet a diçka tjetër dhe ndodh katastrofa, por duhet të merren masa për të kompensojë ato mungesat”, shprehet qytetari.
E njëjtë është situata edhe në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë. Përtej orareve, pagesën e faturës së ujit banorët e bëjnë 2 herë, një për UKT-në dhe tjetrën çdo ditë teksa blejnë ujë për të pirë.
“Ne nuk kemi ujë të pijshëm e blejmë. Kemi një jetë që blejmë. Ujin që na vjen vetëm për të larë e shpërlarë e kemi, ikën në orën 15.00 e vjen në 7 të darkës”, tregon një zonjë në zonën e ish-parkut.
Gjatë verës, kur konsumimi i ujit është edhe më i madh për shkak të të nxehtit, disa lagje në Tiranë, si Sauku, Fresku, Selita apo Tufina, u përballën me mungesën totale të ujit prej ditësh.
Me përjashtim të Lezhës në asnjë qytet tjetër nuk ka ujë 24 orë, sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit. Furnizimi mesatar në rang kombëtar është 17.3 orë në ditë dhe situata më problematike në furnizimin me ujin e pijshëm është në Vorë dhe Kamëz, ku gjatë ditës ofrohet 4 deri në 8 orë ujë.
Komente

Siguro uje 24 ore,siguro uje qe ngjitet ne cdo kat pa ndihmen e pompave,siguro cilesine e ujit qe te perdoret jo vetem per t'u lare,por dhe per gatim e per te pire,pa qene e nevojshme t'a ziesh,apo pa patur nevoje per filter e pastaj propozo heqjen e depozitave! Eshte kollaj te flasesh nga sarajet e Surrelit ku ben nje jete sureale o Rame,pa provo te jetosh nje jave ne nje nga keto pallatet,provo te ulesh ne nivelin e popullit,pastaj hajde e bej propozime.Dhe mjaft fshatra e zona te thella nuk kane as luksin e depozitave te qyteteve.Eshte turp te kerkosh heqjen e depozitave mbi pallate kur ka zona ne Shqiperi ku uje s'ka fare,ku sillet me autobot,me kafshe ngarkese,apo nxirret nga puset.
PërgjigjuPo tvesh cik llogjiken ne pune ne kemi uje,se ate qe mbushim ne depozite e perdorim.problemibeshte te shperndarja ,linjat etj etj.Edhe sa shekuj i duhen qeverive tona ta bejne si duhet punen qe paguhen.
Përgjigju@Beni. PO T,VESH I ÇIK LOGJIKÈN nè punè, atèherè duhet pèrgjigje pèr pyetjen,,,,,pèr çfarè mè nevojitet njè qeveri qèndrore dhe njè pushtet vendor qè paguhen me milionat e taksave tona dhe nuk i ke pèr asgjè, pèrkundrazi,,,ja ku e ke atè KRIETARIN qè na pèrshèndet çdo ditè nga qelia e burgut, a thua se èshtè Aldo Moro dhe èshtè marrè rob nga terrori i brigadave tè kuqe. Ujè i ka dhènè i madhi Zot kèsaj toke me bollèk. Problemi ynè si shqiptarè mbetet,,,,TÈ QÈNIT HAJDUTÈ. Shqiptari,,,,tè paktèn tek ne nè Shqipèri,,,,pas rènies sè monizmit,,,,e kupton votèn pèr mandat qeverisès,,si autorizim absolut pèr vjedhje dhe pasurim. Nè kulmin e asaj vjedhjeje, shqiptari ndihet dhe bèn tè fortin, bota èshtè e tija dhe askush nuk ka tè drejtè ti thotè qoftè edhe njè fjalè, ai bèhet cinik dhe "humorist" i paparè. Xhonturqit, kanè lènè Anadollin nè Tiranè,,,ndaj duhen depozita mbi taracè.
Depozitat duhet te hiqen patjeter. Ka zgjidhje. Te behet nje e madhe e perbashket ne oborr jo ne tarrace qe krijon deme te medha per banoret e kateve te fundit dhe kur vjen puna per te paguar shpenzimet nqs pikon tarraca te gjithe katet poshte terhiqen. Shpresojme ti heqin sa me shpejt.
PërgjigjuO xxx poshte pallatit ngjitur me murin, gjysem metri vend duhet sdo besh vaske. Ka shume pallate qe e kane bere. Siduket ti je nga ata qe e kane vene ne tarrace dhe kur i pikon katit te fundit thua skam leke jam me borxhe ma bej hallall. Shpresojme te hiqen sa me shpejt.
O Qytetar po tarracen kur prishet mga depozitat kush e paguan? Pse duhet ta kene problemin ne kurriz katet e fundit? Dakord jemi qe duhet uji 24 ore po ne mungese zgjidhja me e mire eshte depozita e perbashket ne oborr. Ka me pak rreziqe dhe shpenzimet te mbulohen nga te gjithe banoret
ku ne oborr se ma hoqe trurin i bie me lehte te shemben pallatet
Pse mos të sigurojë ujë 24 orë për qytetarët? Nqs s'e bën kte atëherë depozita duhet në tarracë, jo në oborr, që të mos ketë nevojë për pompë e cila harxhon energji.
Depozitat janë shëmti, rrezik dhe burim sëmundjesh. Ato duhen heq patjetër. Si pérherë ne e kemi vështirë të kalojmë në gjëndje të re. Si do bëhet dhe kur do bëhet i takon kryeministrit të sqaroj publikun.
PërgjigjuMirë e ke thënë patjetër duhen heq, por para se të heqësh duhet zgjidhur problemi pse janë vënë aty? Mos vallë ndoshta qeverria nuk garanton ujin 24 orë qytetarëve?
Ne shqiptarët të fundit e themi të parën.Besoj se nuk është aq injorantë sa të bëjë veprime të tilla që të lërë pa ujë miletin.Çuditem me ju gazetar që ju delni përpara me mënyrën e organizimit të pyeties.Ju çoni ujë në mullirin e pakënaaësis.A është mirë thiqen kazanët,poa janë burim infeksioni kazanët,po.etj.Kërkoni informacion nga ata që janë votuar për këto punë e jo opozita,jo gazetarët dhe ata që duan shërbimin.
PërgjigjuUjè, paguajmè ne nè kryeqytet. Èshtè ai uji qè na vjen 90 minuta nè 24 orè. Pèr tè mbushur depozitèn, njè nga ne duhet tè jetè nè shtèpi, kuptohet. Tani ky kryeministri fjalèshumè, do na i heqè edhe ato depozita, ku mbajmè ujè pèr higjenè personale. Bèje o kryeministèr, mos u ndal. Mbase do jenè ato depozita, arsyeja e largimit tuaj nga ajo zyrè qè mbani zaptuar dhe pèrpiqeni tè mbani njerèzit pèr budallenj me propagandè, qè edhe monizmi do ua kishte zili. Njè qeveri dhe njè kryeministèr qè kanè humbur çdo sens realiteti dhe qè mbahet nè pushtet, thjesht sepse ky vènd nuk ka mè asgjè,,,as opozitè dhe as shoqèri civile.
PërgjigjuTë gjith janë dakord ti heqin por sill ujë 24 o Ram...
PërgjigjuNë Selitë Tiranë uji vjen vetëm dy herë në ditë.Ne orën 16:00 dhe mban vetëm 35-40 min dhe në orën 23:00 dhe mban përsëri 35-40 min.
PërgjigjuPo kta qe votojn pro heqjes se depozitave Jane nga ata qe nuk lahen besoj dhe nuk I ben pershtypje mungesa e ujit as ne banjo. Preferojn dhe te qelben dhe mos e kundershtojn partine.fundja fundit nje here ne jave vazhdoni laheni akoma
PërgjigjuJo shok, jane ata qe nuk jetojne fare ne shqiperi dhe na japin mend nga large
Mos I hiqni mjafton ti lyeni me ngjyren e bojén e tjegullave ose fasades pra me bojë nuk ka efekt optik!
Përgjigju