“Llogaria e kursimit 2023” është produkti më i mirë që ofrohet aktualisht në tregun bankar. Ky produkt i përshtatet çdo tipologjie klienti sidomos në një periudhë paqartësie përsa i përket normave të interesave dhe kursit të këmbimit.
Fibank ofron një gamë të gjerë produktesh për depozita afatgjata edhe afatshkurtra duke kombinuar interesat e larta me fleksibiliet maksimal”
'Fibank ofron këtë verë depozita interesante dhe inovative duke kombinuar veçoritë më të mira dhe duke i lejuar klinetët të menaxhojnë e rrisin kursimet e tyre të sigurta në bankë.
Dy ofertat fantastike që Fibank prezantoi këtë verë janë: Llogari kursimi 2023 me interes 2.5% në të treja monedhat, LEK, EUR & USD si edhe Depozita e Hapur 1 vjeçare deri në 6.5% në lekë dhe deri në 4.5% në Euro & Dollarë.
Ofertat kombinojnë interesa shumë të larta për depozita fleksibël të cilat mund të tërhiqen në çdo kohë, pa i humbur interesat e fituara. Nuk kërkohet shumë minimale duke lejuar të gjithë depozituesit të menaxhojnë dhe rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.
Fibank ofron risi dhe kombinime fantastike në avantazh të klientëve duke synuar vazhdimisht të rrisë bazën e klientelës. Në fokus të aktivitetit të saj prej shumë vitesh në tregun Shqiptar, banka synon kënaqësinë e klientit duke i shërbyer me dedikim, integritet dhe shpejtësi maksimale!'- tha Bozhidar Todorov, drejtor i Përgjithshëm, Fibank Albani.