Foto ilustruese, para

Ekonomi

Depozitat vijojnë rënien, rritet kredia por vetëm për individët

31 Maj 2018, 07:57| Përditesimi: 31 Maj 2018, 07:59

  • Share

Depozitat në sistemin bankar kanë vijuar tendencën rënëse dhe në muajin prill të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara dje, totali i kursimeve në banka në fund të muajit prill ishte 978 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.6%, apo 5.8 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm. Efektin në këtë rënie e ka dhënë tërësisht ulja e kursimeve në valutë (kryesisht euro), teksa depozitat në lekë janë rritur, të ndihmuara nga korporatat financiare jobankare.

Me bazë vjetore (prill 2018/prill 2017), depozitat në total kanë rënë me 2.1%, duke shënuar një tendencë rënëse për herë të parë në historinë e tranzicionit.

Sa i përket portofolit të kredisë bankare për ekonominë, ai u tkurr sërish gjatë muajit prill, duke regjistruar të tretin muaj radhazi në rënie. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia ra në 546 miliardë lekë, rreth 2.3 miliardë lekë më pak krahasuar me marsin. Vlera totale e kredisë për ekonominë është në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re e dhënë gjatë prillit ishte ndjeshëm më e lartë se në mars, por në vlera më të ulëta krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Rritja e mirë në segmentin e kredisë për individë, me një rritje vjetore të portofolit prej afro 6%, nuk po arrin të balancojë rënien e ndjeshme të kredisë për biznesin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?