Gazetari i Report TV , Ergys Kavaja dhe drejtuesi i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati

Politikë

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Shkodër kërcënon gazetarin e Report Tv! Helidon Bushati kërkon ndjesë: U përfshiva emocionalisht, jam njeri prej gjaku dhe mishi

5 Maj 2021, 17:58| Përditesimi: 5 Maj 2021, 19:25

  • Share

Kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në Shkodër, Helidon Bushati ka kërcënuar dhe fyer gazetarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Ergys Kavajën.

Ka qenë vetë gazetari Ergys Kavaja, i cili ka denoncuar publikisht në rrjetin social Facebook, deputetin e zgjedhur, ku thotë se në drekë ka marrë një telefonatë nga Helidon Bushati, i cili ka hedhur një lum fyerjesh banale dhe kërcënuesë për gazetarin dhe familjen e tij.

Sipas gazetarit Ergys Kavaja, ky reagim i drejtuesit politik të PD-së në Shkodër, ka ardhur për faktin e dy shkrimeve të gazetarit, i cili analizonte votat që mori PD, e cila kërkonte 7 mandate, por mori aq sa në 2017-ën dhe humbi shumicën edhe në bastionin e tyre. Lidhur më këtë, deputeti i zgjedhur Helidon Bushati i ka kërkuar ndjesë gazetarit Kavaja, ku ka nënvizuar se është përfshirë emocionalisht dhe se ka tejkaluar caqet dhe thyerjen e etikës.

Dua të denoncoj publikisht dhe pa asnjë rezervë sjelljen kërcënuese, fyese dhe denigruese të Drejtuesit Politik të PD në Qarkun Shkodër Helidon Bushati ndaj personit tim!

Sot në drekë mora një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës Helidon Bushati, i cili nuk më lejoi as ta përshëndesja pasi vijoi me një lum fyerjesh banale dhe kërcënime për mua dhe familjen.

Në 15 vite si gazetarë në Shkodër jam përballur me shumë ngjarje, zhvillime apo personalitete të politikës me të cilët kemi pasur edhe mendime të kundërta por asnjëherë dhe askush nuk ka guxuar të mbërrijë në kërcënime për mua dhe familjen time!

Nuk e kam ndërmend të stepem dhe të anashkaloj asnjë sjellje të tillë e cila nuk i shkon aspak për shtat staturës së një Drejtuesi Politik dhe Deputeti të një qyteti si Shkodra.

Vetëm dy ditë më parë ishte dita e lirisë së medias e unë zgjedh gjithmonë të jem i lirë pavarësisht çdo kostoje. Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo atëherë e ftoj të përballemi në rrugë ligjore.

Më poshtë po publikoj materialet që kanë sjellë “çmendurinë” e Helidon Bushatit.

https://shqiptarja.com/lajm/demokratet-e-shkodres-kerkuan-7-mandate-por-moren-po-aq-sa-ne-2017en-dhe-humben-shumicen-edhe-nw-bastionin-e-tyre

https://eetimes-tv.com/2021/05/05/video-gazetarja-nxjerr-konstatimin-helidon-bushatin-ndoshta-e-donte-struktura-drejtuese-por-jo-baza-e-demokrateve/

 

 

Ora 19:19
Kërcënoi gazetarin e Report Tv, Helidon Bushati kërkon ndjesë: U përfshiva emocionalisht, edhe unë njeri prej gjaku dhe mishi jam

Helidon Bushati i ka kërkuar ndjesë gazetarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Ergys Kavajës, pas kërcënimeve dhe fyerjeve që kishte bërë kundrejt tij. Deputeti i zgjedhur i PD-së, pranon fyerjet ndaj gazetarit dh shton se është përfshirë emocionalisht dhe ka tejkaluar caqet dhe thyerjen e etikës.

‘Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin.

Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen.’- shkruan Bushati.

Postimi i Helidon Bushatit
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 05/05/2021 23:11

    Ndaj vota ndeshkoi njerez si ty te qeverisin... per pak mendova se punoje benzine gaz.. por qenke prej gjaku dhe mish ...

    Përgjigju
  • Nasi: 05/05/2021 21:49

    Si zdoli 1 Malok i hajrit

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Hajdar Bule Leka [ kepi ]: 05/05/2021 21:24

    Shikoni se çfar burri është ky elidon bushmuti tani kërkon falje. I thon një fjale o fol e mba o dhit e ha. Po kta të partis antishqiptare partia wc pd kshu jan të gjith pa din e pa iman. Prandaj dhe populli i tregon vëndin ktyre lloi qenefesh.

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/05/2021 20:16

    Deri kur kercenuesit politikan shpallen te pafajshem nepermjet “Ndjeses” ??? Te dhjefsha SPAK-un znj Ambasadore...

    Përgjigju
  • Mondi: 05/05/2021 19:37

    Z.deputet I ri nuk mbulohet muti me shurre. Sharja do te jete kultura jote Se pd prandaj te ka zgjedhur

    Përgjigju
  • vlonjati: 05/05/2021 19:28

    Kriminelet e PD perfshihen ne skandale dhe pastaj fajesojne emocionet .Keshtu beri Boci ne Elbasan,Mziu ne Diber dhe tani ky i fundit.Jo zoteri ju jeni parti e hurit dhe e litarit.Keshtu keni qene qe ne krijim

    Përgjigju
  • i pandehuri Berissha: 05/05/2021 18:28

    Ku jane shoqatat e gazetareve? Shoqeria civile? Apo jane mbyllur ne halene e Bashes-PD??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?