Ilirjan Celibashi

Kronikë

Deputete deri në shtator, mandatin e Finos e merr Gentiana Cakrani në Fier! Gledis Çeliku s'zëvendëson Tom Doshin, nuk dorëzoi formularin e dekriminalizimit

25 Maj 2021, 12:52| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:17

  • Share

Gentiana Cakrani do të jetë deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë deri në shtator. Ajo do të zëvendësojë Bashkim Finon e ndjerë, i cili u nda nga jeta prej COVID-19 disa javë më parë. Ndërkohë që Gledis Çeliku nuk e ka marrë mandatin e lënë bosh nga Tom Doshi në Shkodër pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Bëhet fjalë për zëvendësimin në legjislaturën 2017-2021, pra për një mandat deri në përfundim të kësaj legjislature në javën e parë të muajit shtator. 

Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.  Doshi ka sqaruar vendimin e tij për të lënë mandatin duke thënë se kjo ndodh pasi do të mbrojë emrin e tij nga akuzat e e pavenda dhe tendencioze që i janë bërë kohët e fundit. Doshi sqaroi se ai do të vijojë të jetën në krye të PSD dhe të mbajë të gjitha premtimet që i ka bërë elektoratit të tij. Sipas Doshit, largimi erdhi pasi nuk dëshiron që të bëhet pengesë për partinë.

Bashkim Fino ndërroi jetë në fund të marsit pas një beteje të vështirë me COVID-in. 29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, si në të paktat raste politika u bë një, pa qëndrime majtas apo djathtas, ku u anuluan të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?