Deputetë dhe ish-deputetë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë në kujtim të Marko Bellos, i cili humbi jetën prej COVID

23 Dhjetor 2020, 10:34| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 11:18

  • Share

Ditë e para të dhjetorit COVID-19 mori jetën ish deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë në në Turqi, atje edhe ku po kurohej. Bello ishte një prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike shqiptare dhe i respektuar nga të gjithë.

Për këtë arsye deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën sot në një mëngjes përkujtimor, për ish-ministrin dhe deputetin Marko Bello.

Përveç politikanëve të rëndësishëm nga mazhoranca dhe opozita, në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga organizatorët të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian. Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.

Bello ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare. Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 - 2013. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar, dhe më pas zv ministër i mbrojtës. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani.  

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?