2 projektligje, ai për sportin dhe për përpunimin e informacionit të udhëtimit nuk arritën të miratoheshin paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve për mungesë të kuorumit.
Deputetët “firuan” rrugës dhe në momentin e votimit në sallën e komisionit ishin vetëm 7 deputetë socialsitë nga 15 që është kuorumi I nevojshëm për të kaluar në votim.
Situata irritoi nënkryetarin e komisionit Eduart Ndrecën, i cili nuk ua kurseu ironinë kolegëve.
“Më vjen keq që disa prej jush shumë seriozë nuk do jenë më në parlamentin e ardhshëm, por mesa duket serioziti nuk paska rëndësi”, tha Ndreca.
Ndreca ndërpreu seancën për 30 minuta në pritje të kolegëve për të plotësuar kuorumin, por as pas një ndërpreje të gjatë votimi nuk arriti të realizohej.
Komisioni i ligjeve është një nga komisionet me numrin më të madh të deputetëve në përbërje të tij, 29 deputetë, prej të cilëve 15 të Partisë Socialiste dhe 14 deputetë të opozitës.
Komente
