Një fëmijë palestinez

Bota

Deputetët britanikë kërkojnë evakuimin urgjent të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza: Sillini menjëherë këtu për kurim

16 Gusht, 14:39| Përditesimi: 16 Gusht, 14:40

  • Share

Një grup prej 96 deputetësh ndërpartiakë i ka bërë thirrje qeverisë britanike të sjellë pa vonesë fëmijët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor emergjent, për shkak të rrezikut të menjëhershëm për jetën e tyre.

Sipas BBC në një letër drejtuar ministrave të Shëndetësisë, Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, deputetët theksojnë se infrastruktura jetike në Gaza është “shkatërruar”, ndërsa mungesa e ushqimit, ujit dhe medikamenteve ka krijuar një katastrofë humanitare dhe mjekësore me përmasa të tmerrshme.

Ata kërkuan heqjen e të gjitha procedurave, përfshirë procedurat biometrike, dhe propozuan që evakuimi të bëhet mbi bazën e domosdoshmërisë klinike, pa u ndikuar nga interesa politike apo financiare.

Ata bëjnë thirrje që fëmijët dhe familjet e tyre të kenë mundësinë të kërkojnë azil ose të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar pasi të përfundojë trajtimi.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se një taskforcë ndërpartiake po punon për zbatimin e planit të evakuimit dhe se fëmijët që kërkojnë kujdes emergjent do të mund të dërgohen në Britani për trajtim të specializuar.

Megjithatë, nuk është dhënë ende një numër i saktë i fëmijëve që do të evakuohen. Vlerësimet flasin për disa qindra raste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?