Deputetët bullgarë miratojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën

4 Nëntor 2022, 12:44| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 12:47

  • Share

1667562394_RumenRadev.PNG

Deputetët bullgarë miratuan të enjten dërgimin e ndihmës së parë ushtarake të vendit në Ukrainë. Asambleja Kombëtare votoi 175 pro dhe 49 kundër me një abstenim në favor të një propozimi të paraqitur nga katër parti pro-BE. 

Qeveria ka tani një muaj për të vendosur se çfarë lloj armësh mund të sigurojë Bullgaria pa prekur aftësitë e saj mbrojtëse. Bullgaria më parë ra dakord të riparonte pajisjet ushtarake ukrainase në fabrikat e saj, por refuzoi të dërgonte armë drejtpërdrejt për shkak të kundërshtimit të Presidentit Rumen Radev dhe partive politike miqësore të vendit ndaj Moskës.

Së bashku me Hungarinë, Bullgaria ishte i vetmi vend anëtar i BE-së që kishte refuzuar t'i jepte Ukrainës armë në luftën e saj me Rusinë.

"Më shumë armë do të thotë më shumë luftë", tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova, duke shpjeguar pse deputetët e partisë së saj votuan kundër propozimit.

Debati i nxehtë që i parapriu votimit pasqyroi ndarjet në Bullgari që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj. Edhe pse vendi i përket si NATO-s dhe BE-së, shumë bullgarë kanë simpati të fortë për Rusinë, si në histori, kulturë dhe fe. 

Presidenti Radev, një ish-gjeneral i ushtrisë, është akuzuar për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Moskën dhe homologun e tij rus Vladimir Putin.  Radev i ka hedhur poshtë akuzat, duke pohuar se e ka dënuar agresionin rus që nga dita e parë e kësaj lufte. Bullgaria gjithashtu mbështetet në furnizimet ruse të energjisë, e cila ka qenë një tjetër pikë mosmarrëveshje midis partive politike pro-ruse dhe pro-BE në Bullgari.

Partia nacionaliste pro-ruse Vazrazhdane u bëri thirrje mbështetësve të saj të mblidhen para ndërtesës së parlamentit për të protestuar kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ndihma "e shtyn vendin në luftë".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Scholz-presidentit kinez: Përdor ndikimin tënd mbi Rusinë! Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?