Deputetët 'qajnë' hallet e popullit, Gjoni-PS-së: Ndryshojmë sistemin dhe po patët këllqe futemi në zgjedhje në pranverë (VIDEO)

28 Tetor 2019, 07:33| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 17:53

  • Share

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare për të 'qarë' hallet e popullit, por diskutimi devijoi te aktualiteti politik dhe reforma zgjedhore. Në fillim të seancës ishte Rudina Hajdari që denoncoi se ishte kërcënuar, ndërsa më pas Ralf Gjoni u ndal te reforma zgjedhore.

Po ashtu edhe pjesa tjetër më e madhe e deputetëve që morën fjalën në Kuvend u ndalën vetëm në pjesën e fundit të diskutimit te qytetarët dhe problemet që i shqetësojnë, pasi më shumë u fokusuan te akuzat politike të ndërsjellta.

Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka depozituar listat e kandidatëve për anëtarë të Kushtetueses. "KED ka depozituar listat e kandidatëve për kandidim për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Listën e keni në tavolinat tuaja" tha Ruçi.

Parlamenti të martën datë 29 tetor do të nisë procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të dëgjojë kandidatët, të cilët aspirojnë që të jenë anëtarë në institucionin më të lartë që garanton mbrojtjen e Kushtetutës.

Ora 14:20
Gjuzi zbulon mesazhin kërcënues: Presion për tërheqje zvarrë! Më ka ardhur nga celulari i Ramës, por unë nuk kam frikë (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama gjatë seancës së kaluar plenare. Gjuzi tha se nuk i trembet kërcënimeve dhe Rama e di shumë mirë këtë. Ai paralajmëroi se do të kallëzojë kreun e qeverisë.

"Sot është një seancë kur ne duhet të themi se çfarë shohim në zonë pro çfarë mund të shohim, familje në borxh për ushqime, të burgosur për 30 mijë lekë drita. Ata që janë më të guximshmit marrin arratinë. Rilindja e ka vendosur vendin në ankandin e vendeve si Kolumbia e Somalia. Unë si deputet pres përditë njerëz dhe ka njerëz që kanë rënë në greminën e fajdeve dhe qeveria nuk i sheh. Vijnë njerëz me lot në sy dhe na duhet të bëjmë ndërhyrje përmes ekspertëve që kemi dhe me zor ulim tensionet. Sepse kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve. Kryeministri bën sarkazëm. Këtu në celularin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit nga një numër që rezulton të jetë i kryeministrit. Në fakt ai më njeh që nuk jam tremb nga diktatura, jo më të më trembë ai kryeministër që me gjithë pantallona të lagura nuk i bën 80 kg. Nëse ti ke sjellë kërcënim ke kallëzim penal. Ndoshta ti ke kontroll mbi prokuroren e Përgjithshme. Ajo duhet të vendosë prokurorët në punë për mesazhin që më ka ardhur gjatë seancës së kaluar", u shpreh  Kujtim Gjuzi.

Ora 13:41
Gjuzi sërish replika me Ruçin: E ka fajin Berisha që nuk ta veshi atë fustanin e grave (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi ka replikuar sërish me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai ka ironizuar kritikat e Ruçit duke e etiketuar këtë të fundit si anëtar të Partisë së Punës.

"Mos u merr me autoshkollën tim por me studimet si anëtar i partisë së Punës. E ka fajin Berisha që nuk ta veshi atë fustanin e grave", u shpreh Kujtim Gjuzi.

Ora 13:24
Deputeti i prekur në Kuvend/ Propozon një minutë heshtje për tifozin e vogël të Partizanit: Isha i pranishëm natën e aksidentit (VD)

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re zbuloi se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë pavarësisht se u dërgua për kurim në Turqi. Valteri propozoi një minutë heshte në nderim të kujtimit të vogëlushit, ndërsa u shpreh se ikja e tij la pas vetëm dëshpërim.

"Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Zoti e deshi që të isha i pranishëm mbrëmjen e 17 korrikut pranë Renisit duke i dhënë ndihmën e parë e transportuar drejt spitalit nga i cili nuk arriti të dilte kurrë i gjallë. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse e nxorrën nga reanimacioni se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të.

Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot", u shpreh Valteri.

Renis Muça

Renis Muça ishte në koma prej disa muajsh por nuk ka mundur të japë shenja jete, por ndërroi jete pak ditë më parë. Kjo ngjarje e rëndë theu të gjitha ndasitë mes tifozëve, pasi vogëlushi Muça ishte tifoz i Partizanit. 

 

Ora 12:30
Beqja sjell në Kuvend 'hallet' e tropojanëve: Të rishikohet transferimi i zyrave të Kadastrës (VIDEO)

Deputeti socialist Ilir Beqja paraqiti ditën e sotme në Kuvend disa probleme dhe shqetësime të banorëve në qarkun e veriut, ku është edhe deputet. Beqja tha se duhet rivlerësuar ndryshimi i zyrave të Kadastrës të Tropojës të cilët janë parashikuar të transferohen në Kukës.

"Në fund të këti viti, Kadastra e Tropojë do transferohet në Kukës. Kjo duhet rivlerësuar edhe në bazë të distancave. Paisja me NIPT e fermerit kërkon kohë. Një fermeri të Tropojës i duhet të shkojë në Kukës e ndoshat edhe në Lezhë ku ndodhet zyra për rajonin e veriut. Duhet një zgjidhje. Rrjeti elektrik i shpërndarjes elektrike ka shumë probleme. OSHEE duhet të marrë në konsideratë edhe cilësinë e rrjetit. Dorëzimi i kërkesave ka gjithmonë një afat të deklaruar", tha Beqja.

Ora 12:15
Deputeti i opozitës në Kuvend: Europa nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleancës ruso-serbe! Duan destabilizim (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re nga grupi parlamentar i partive të djathta, Zef Shtjefni u shpreh sot në Kuvend se shtyrja e negociatave nuk erdhi as për plotësimin e kushteve dhe as për reformimin e BE-së. Shtjefni tha se BE nuk pranoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të islamofobisë.

"Nëse Europa nuk më pranon më vëllanë tim mysliman nuk dua të futem në Europë. BE nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleanca ruso-serbe që kërkon një Shqipëri të trazuar dhe një rajon të trazuar. Shqiptarët kanë treguar se kanë shkëlqyer. Nuk duan një vend të stabilizuar. Këto janë të hershme. Kemi derdhur gjak për Europën dhe sot duhet të na kthejë borxhin. Na kanë borxh integrimin pa kushte. Franca dhe Macron gabuan. Kur terrorizmi goditi Francë ne i mbështetën. Bashkëjetesën tonë fetare na e ka zili gjithë bota", u shpreh Zef Shtjefni.

Ora 11:50
Rudina Hajdari u kërcënua nga deputetë të grupit parlamentar demokrat?! Valteri: Janë çështje të brendshme, jam vënë në dijeni (VIDEO)

Nënkryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Halit Valteri ka deklaruar për Report Tv se është vënë në dijeni nga Rudina Hajdari për kërcënimet që ajo e fundit ka marrë. Ai tha se këto janë situata kanë ndodhur brenda grupit të tyre parlamentar duke lënë të nënkuptuar se kërcënimi ka ardhur nga deputetë, pjesë e të njëjtit grup parlamentar.

"Unë si nënkryetari i grupit Parlamentar demokrat jam vënë në dijeni nga Hajdari për rastin në fjalë. Janë disa situata që kanë ndodhur brenda grupit tonë parlamentar. Këto janë skena të turpshme. Mendoj që duhet të zgjidhet brenda grupit parlamentar demokrat. Këto i takojnë zonjës Hajdari, të cilës i takojnë që t'i bëjë publike. Të gjithë deputetët kontrollohen. Ata që mendojnë se mund të kërcënojnë deputetët e kanë humbur tërësisht fillin e ekzistencës për çfarë janë në këtë sallë", tha Valteri.

Ora 11:29
Ralf Gjoni-PS-së: Ndryshojmë sistemin dhe po patët këllqe futemi në zgjedhje në pranverë (VIDEO)

Deputeti opozitar Ralf Gjoni sfidoi shumicën duke i kërkuar nga salla e parlamentit që të pranojë ndryshimin e sistemit dhe nëse ka këllqe të futen në zgjedhje të parakohshme që këtë pranverë. Ai tha se nuk do të pranojë që të votojë reformën zgjedhore në dy faza, por vetëm në një që të përfshijë edhe ndryshimin e sistemit.

"Ne të mos presim që shqetësimet që sjellim të merren në konsideratë si politika. Ne mund të vijmë të llapim pa fund dhe asnjë nga këto probleme të mos merret në konsideratë se paska mekanizma të tjerë në parlament. Ky është shqetësimi kryesor i shqiptarëve. Asnjë nga kërkesat e shqiptarëve nuk merret parasysh nga kjo shumicë. Zonja drejtuese e seancës, shumica është gjithnjë e më shumë arrogance. Ne këtu jemi të cunguar se nuk janë përmbushur të gjitha vakancat dhe këta sillen prapë si korporatë, si shoqëri klienteliste aksionerësh. Majlinda duhet ngrihet si fenomen, foli kundër korporatës, ngatërroi fjalët, çfarë nuk u tha këtu dhe në media, se Majlinda pavarësisht se e lexoi gabimin fjalimin, votoi kundër korporatës së Investimeve.

Mazhoranca po telekomandon votën e deputetëve opozitarë. Për herë të parë po flitet për sistemin zgjedhor pas shumë vitesh. Ata që dolën jashtë janë në sintoni me shumicën nuk duan ndryshimin sistemi dhe nuk njohin deputetët e opozitës. Nuk ka reformë me dy faza, hajde ta bëjmë brenda dhjetorit dhe të bëjmë depolitizimin e komisionerëve. Të hapim edhe listat nëse ju keni vullnet dhe nëse keni këllqe të futeni në zgjedhje që këtë pranverë po të doni dhe ne do të jemi gati të përfaqësohemi në ato zgjedhje" tha ai. Ndërkohë që drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi i kërko tërhoqi vëmendjen për gjuhën. "Ju tërheq vëmendjen për gjuhën jo etike. Nëse flisni për etikë duhet të respektoni i pari etikën".

Ora 11:21
Spiropali zbulon bisedën me eurodeputetin: Na bëjnë habi opozitarët tuaj, vijnë këtu për të nxirë Shqipërinë (VIDEO)

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka zbuluar gjatë fjalës së saj në Kuvend bisedën me një eurodeputet i cili i ka thënë se opozita shkon në takime jashtë vendit për të nxirë imazhin e vendit. Lidhur me reformat për hapjen e negociatave. Spiropali tha se duhen vënë përpara drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dalë nga sistemi tani duhet të përballen me drejtësinë.

"Nuk kanë lënë derë eurodeputeti pa folur për Shqipërinë duke e nxirë. Një eurodeputet na tha që na bëjnë habi këta opozitarët tuaj. Është e paimagjinueshme të mendosh se ka shqiptarë që vendosin interesin e tyre partiak mbi interesin kombëtar. E kanë të provuar që njerëzit nuk e duan këtë retorikë. Është koha të bëjmë disa prej detyrave të shtëpisë. Siç është Reforma në Drejtësi. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dalë nga sistemi duhet të përballen me ligjin", tha Spiropali.

Ora 10:58
Hajdari: Turp! Rama anuloi vizitën me Presidentin e Maqedonisë në 30' e fundit (VIDEO)

Pas denoncimit se ishte kërcënuar, Rudina Hajdari e mori sërish fjalën ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë, Pendarovski në 30 minutat e fundit. "Më lejoni që të them dy fjalë para se të kaloj te zgjedhësit. Turp që Rama anuloi vizitën me Presidentin e Maqedonisë 30 minuta para se të zhvillohej. Është e turpshme duke marrë parasysh që Maqedonia është një shtet aleat duke ecur me ne në rrugën drejt BE-së. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar" tha ajo. Pendarovski ishte në një vizitë zyrtare të shtunën në Tiranë.

Ora 10:23
Ruçi i tërheq vërejtje grupit parlamentar demokrat: Problemet zgjidhini mes vetes, mos i sillni në seancë plenare (VIDEO)

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka hequr vërejtje grupit parlamentar demokrat, anëtarët e të cilit kanë diskutuar gjatë fjalës së tyre në Kuvend, problemet e tyre të brendshme për zgjedhjen e kreut të grupit.

"Ta keni të qartë. Nuk keni pas lançoni ato që keni thënë në konferencën e shtypit. I zgjidhni problemet si të doni ju kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Me këtë punë nuk ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e kuvendit. Prandaj problemet që keni brenda vetes i zgjidhni sipas rregullave demokratike. Murrizi lidhur me kohën, kjo është rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar bashkarisht. Do të vazhdojë të zbatohet rregullorja e Kuvendit. Mandati jonë është formal dhe jo hallet e qytetarëve. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni", tha Ruçi

Ora 10:12
Hajdari: Më kërcënuan në Kuvend, merrni masat para se të ketë viktima! Karamelo për Report Tv:E bëri Korab Lita

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari denoncoi sot në foltoren e Kuvendit në nisje të seancës plenare se është kërcënuar në zyrë në Kryesinë e Kuvendit. Hajdari nuk e tregoi emrin e personit që e ka kërcënuar, por kërkoi që të merren sa më shpejt masat që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk duhet të lejohen me njerëz të tjerë si përforcime, përpara se të ketë viktima në parlament. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Ruçi iu përgjigj duke thënë se shkresën ia ka dërguar ministrit të Brendshëm për të marrë masa për sigurinë e saj.

Por a ka lidhje kërcënimi i vajzës së Azem Hajdarit me atë që po ndodh në grupin Demokrat? Deputeti Ligoraq Karamelo tha ekskluzivisht për Report Tv se deputeti që e kërcënoi është Korab Lita. "Po, e ka kërcënuar Korab Lita" u shpreh Karamelo për Report Tv. Por deputeti Korab Lita e mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk kanë debatuar dhe se nuk e ka kërcënuar Hajdarin.

Por në datë 15 Tetor Rudina Hajdari tha i është ushtruar presion pikërisht nga Korab Lita dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim. Nuk dihet nëse deklarata e sotme e Hajdarit lidhet me këtë rast apo ndonjë tjetër, por debati brenda këtij grupi për drejtimin ende vijon. 

Korab Lita që pretendon drejtimin tha sot se nuk i pranoi pesë deputetët e rinj që kërkuan të bëhen pjesë, por Rudina Hajdari pak ditë më parë tha të kundërtën. Ditën e enjte Rudina Hajdari u shpreh se grupi u zerua dhe u konstituua me anëtarët e rinj. "Grupi Demokrat është zeruar dhe ka anëtarë të rinj" tha ajo ditën e enjte, por Korab Lita deklaroi sot se këta pesë deputetë nuk janë pranuar.

Deklaratat në Kuvendin e Shqipërisë
Korab Lita:
Ju e shkelët rregulloren, pasi ju duhet të bënit vetëm lajmërimin dhe jo interpretimin. Grupi Demokrat ka marrë në konsideratë kërkesat për anëtarësime të reja në grupin parlamentar dhe grupi i mbledhur në datë 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësimin, do të vijojë të ketë nëntë anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të mos pranohet asnjë anëtar i ri në grupin Demokrat, do të vijojë të jetë me 9 anëtarë.

Rudina Hajdari: Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot, që në 2019 që deputetët të kërcënohen. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time kur persona më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërcënuar.

Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë këtu në parlament. Sikur janë masat para Kuvendit, masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, nuk duhet të marrë përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat sa më shpejt të jetë e mundur.

Gramoz Ruçi: Zonja Hajdari e kam marrë shkresën tuaj dhe e kam adresuar, u kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda godinës së kryesisë së Parlamentit punonjësit të bëjnë detyrën dhe në mënyrë të posaçme ia kam përcjellë kërkesën, ministrisë së Brendshme, që të merren masat. I zgjidhni problemet (brenda grupit demokrat) si të doni ju kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Me këtë punë nuk ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e kuvendit.

Prandaj problemet që keni brenda vetes i zgjidhni sipas rregullave demokratike. Murrizi lidhur me kohën, kjo është rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar bashkarisht. Do të vazhdojë të zbatohet rregullorja e Kuvendit. Mandati jonë është formal dhe jo hallet e qytetarëve. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni

Ora 10:11
Ruçi i bëri vërejtje për veshjen, Gjuzi: Jam kërcënuar me mesazhe (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit u shpreh sot se është kërcënuar pas vërejtjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e kaluar për veshjen.

"Çfarë Kodi kisha shkelur herën tjetër? Në orën 14:19 minuta më ka ardhur mesazh kërcënues për veshjen. Edhe nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua, se nuk të kam frikë as ty as kërkënd. Kaq për sot, herë tjetër pastaj shohim e bëjmë" u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë që Ruçu iu përgjigj duke i thënë se "Unë nuk të kam kërcënuar, por të kërkova të zbatosh etikën dhe të mos ndalosh autoshkolla te dera e parlamentit". Seancën e kaluar Gjuzi ishte veshur sportiv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ralfi: 28/10/2019 15:04

    Kur flet ky rufjan Ralf Gjoni sec me kujton Moniken e Likes,nje fjalor tejet i varfer me nje uleritje te panevojshme,teper i ceket dhe pa argumenta,ngritja e zerit eshte mungese argumentash,teper bajat.

    Përgjigju
  • BESNIK FYTYR PIÇI ÇAFAJ: 28/10/2019 14:46

    Çfar katastrofe Kujtim Gjuzi deputet një injorant debil skizofren me intelekt 0 . E ky paçavure përfaqëson popullin Shqiptar. Çfar demigrimi i bëjn Shqipris me kto lloi vemjesh si Kujtim Gjiza e prishur. Ky ordiner burr s'vlen as për karocjer se ofendon kalin me nje drejtus të karocës si Kujtim Gjiza e prish që qelbdt er. O pik e zez o të mjerve Shqiptar çfar po ju bojn.

    Përgjigju
  • arusha e terbuar: 28/10/2019 10:00

    Bravo, me ne fund menduan per popullin

    Përgjigju
  • Timi: 28/10/2019 09:06

    Cojne sot hallet e popullit. 364 dite jane per hallet e tyre

    Përgjigju
  • haha..: 28/10/2019 08:26

    ..., qajn halet e poplit...hahaha..., sdo ket fb?- sa te pafytyre, kto perqeshin te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?