“Mungesa e hapësirave të nevojshme në Kuvend, ka bërë që deputetët t'i rikthehen kërkesës për një godinë të re. Ligjvënësit kërkojnë të ndërtohet një kompleks i ri parlamentar me vlerë 11 miliardë e 250 milion lekë në një afat kohor prej 4 vitesh”.
Në relacionin e projekt buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë që disponon Report tv thuhet se ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar do tu japë fund shumë problemeve të krijuara nga zhvillimi i aktiviteteve parlamentare në dy godina të ndryshme, ku ndër më të rëndësishmet përmenden:
Të sigurohet krijimi i hapësirave dhe ambienteve të nevojshme për aktivitetet
Të rritet numri i vendeve për publikun që mund të ndjekin punimet e Kuvendit
Zbatimi i teknologjive të reja në fushën e teknologjisë së informacionit, automatizimin e godinës, eficencën energjitike
Një godine e cila do të mund të plotësojë nevojat e Kuvendit jo vetëm aktuale, por në një periudhë afatgjatë
“Kompleksi i ri parlamentar është parashikuar të ndërtohet mbi godinën aktuale të kryesisë së Kuvendit, pasi sipas ligjvënësve zhvillimi i aktiviteteve në dy godina krijon kosto shtesë”.
Është ministria e Financave ajo që duhet të japë miratimin për të shpenzuar shumën 11 miliardë e 250 milion lekë që është parashikuar për këtë kompleks parlamentar.
Në qoftë se buxheti miraton fondin e kërkuar për ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të vazhdojë me projektet e investimeve në lidhje me Rikonstruksionin e Sallës së Seancave dhe Rikonstruksionin e dyerve dhe dritareve.
E vertete, salla e parlamentit eshte shume e amortizuar dhe ne pike te hallit, me mire tia japim Fusha Sh.P.K te ngreje ndonje gradacele
Përgjigju