Takimi i Deputetëve të Komisionit Parlamentar të Edukimit të Bavarisë me ministren Kushi

Deputetët e Bavarisë vizitojnë Tiranën, me ministren Kushi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit

28 Qershor 2023, 10:24| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 10:27

  • Share

Një grup deputetësh të Komisionit Parlamentar të Edukimit të Bavarisë u takuan me Ministren e Arsimit në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë dhe Bavarisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi u ndanë mendime dhe përvoja në lidhje me mekanizmat për rritjen e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa drejtime si shkëmbimi i mësuesve, praktikave më të mira, ekspertëve e studiuesve kërkimorë shkencorë, si dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve, thuhet në një postim në facebook.

Ministrja Kushi i njohu përfaqësuesit nga Bavaria me disa nga ndryshimet e fundit që janë ndërmarrë në kuadër të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe me fokusin për nxënësit me aftësi ndryshe, minoritetet, nxënësit e talentuar, përfshirjen e të rinjve në sport, si dhe hapat në lidhje me digjitalizimin në arsim.

Delegacioni përbëhej nga 10 përfaqësues e shoqërohej nga ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?