Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar një minutë heshtje për policin e vrarë sot në Lezhë në krye të detyrës.
Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço tha se i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe se kjo mos të përdoret për kapital politik, ndërkohë që nuk u mbajt 1 minut heshtje.
‘Besoj se është një nga ngjarjet më të rënda. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe mos të përdoret për kapital politik.’- tha Naço.
Salianji tha ky ishte një atentat ndaj shtetit dhe kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut.
“Sot ka ndodhur një nga ngjarjet më të renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetës në krye të detyrës e një efektivi të ndershëm, nga të paktët që lufton realisht krimin dhe gjendjen e përhapur të kanabisit dhe drogës anë embanë Shqipërisë. Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut dhe ne që jemi të pranishëm fizikisht nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojmë ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojmë sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.”- u shpreh Salianji.
Lajmi kryesor:
REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Do shpallet 'Dëshmor i Atdheut'! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë
M.Q.//ReportTv.al