Politikë

Deputetët e opozitës paraqiten fizikisht edhe në Komisionin e Sigurisë, nuk lejohet të flasin në mbledhje! Noka: Kjo tregon se Edi Rama urren parlamentarizmin

28 Shtator 2021, 11:59| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 13:55

  • Share

Edhe në Komisionin e Sigurisë deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht, ndërkohë që mazhoranca është futur në platformën online. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço, u kërkoi deputetëve të opozitës që të hyjnë online në mbledhje, ndërkohë që këto të fundit kundërshtuan duke deklaruar se ato janë prezent dhe s’kanë pse të futen online.

'Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë.'- tha Noka.


Lajmi kryesor:

Komisionet online përplasin sërish opozitë-mazhorancë, deputetët s’lejohet të flasin! Bushka: Futuni online! Bylykbashi: Është anti-kushtetuese


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?