Selia e Parlamentit Europian

Deputetët e PD pritet të zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian, më 23 tetor në Strasburg

16 Tetor, 12:50| Përditesimi: 16 Tetor, 20:20

  • Share

Për herë të parë, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se opozita do e zhvillojë protestën më datë 23 tetor në dyert e Parlamentit Europian dhe do jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.

Deri më tani janë mësuar emrat e 26 prej tyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, megjithëse lista mbetet ende e hapur.

Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.

Ora 20:13
Protesta para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, Report Tv siguron listën e deputetëve të PD që kanë konfirmuar pjesëmarrjen

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar listën e deputetëve që kanë konfirmuar se do të shkojnë në protestën e 23 tetorit para parlamentit europian në Strasburg, që ka lajmëruar më herët Partia Demokratike:

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda 
26. ⁠Zheni Gjergji 

(Lista ende e hapur)

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/10/2024 02:16

    26 deputete, sa gjysma e klases time,do te shkojne per turizem politik ne Stasburg!

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/10/2024 00:43

    Njerëz llafazanë që nuk bëjnë detyrat e shtëpisë. Shkojnë të ankohen në Evropë sikur gruaja të llafoset tek komshinjtë. Asnjë shtet Evropian nuk shkon në Evropë të ankohet për punët e shtëpisë. Shtetarët sbkojnë në Veropë për të treguar çfarë ata kanë arritur për vëndin e tyre. PD-ja më të njëjtën kasetë të prishur që në vitet ‘90.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?