Një grup deputetësh të Partisë Demokratike po protestojnë para Parlamentit Europian. Deputeti Asllan Dogjani në një intervistë për korrespondenten e Report Tv, Monada Mehmetaj tregoi arsyet e kësaj proteste. Ai thotë se synojnë të sensibilizojnë opinionin publik për atë çfarë ndodh në Shqipëri.
Dogjani thotë për Report Tv se protesta është edhe për Berishën dhe deputetët e opozitës të arrestuar sipas tij në mënyrë të kundërligjshme. Ai thotë se BE duhet t’i kërkojë llogari Ramës, ndërsa shtoi se në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira.
“Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk anëtarësohemi në BE kur s’ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Ne po kërkojmë gjërat elementare, jemi këtu dhe i kërkojmë PE që të jetë krah shqiptarëve, t’i kërkojnë llogari Ramës.
Jemi këtu edhe për Berishën edhe për arrestimeve politike të deputetëve të opozitës në mënyrë të kundërligjshme. Jemi këtu për të protestuar për gjithçka. I kërkojmë BE që të ketë të njëjtin standard edhe te ne. Ti kërkojnë llogari Ramës dhe të jenë krah popullit shqiptar që të ketë demokraci, që në Shqipëri mos të caktohen nga grupet kriminale deputetë, si rasti i Durrësit, grupet kriminale caktonin se kush do ishte i dyti apo i tretoi në listën e PS në qarkun e Durrësit.
Protestat i bëjnë mirë kujtdo. Protesta jonë ka lindur si domosdoshmëri, pasi i kemi kryer të gjitha përpjekjet tona. Po instalohet diktatura nga një njeri, grupet kriminale emërojnë ministrat, drejtuesit e policisë. Kemi ardhur për sensibilizuar opinion publik, jemi për të informuar, jemi mbledhur me pankarta për të informuar parlamentarët se si është e vërteta në Shqipëri, se si grupet kriminale janë në politike, emërojnë deputetët, vjedhin përmes inceneratorëve, tenderëve”, tha Dogjani për Report Tv.
Lajmi kryesor:
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
SI.E.//ReportTv.al