TIRANW- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë ndërprerë kontributin financiar për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19 që në fund të muajit maj 2020, duke marrë pagën e plotë si ligjvënës. Referuar dokumenteve për pagat e deputetëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, rezulton se ligjvënësit e kanë marrë pagën e plotë për muajve qershor dhe korrik të këtij viti. Deputetët kanë hequr dorë nga gjysma e pagës neto vetëm gjatë muajve mars, prill dhe maj të vitit 2020, pra për një periudhë tremujore. Në muaj qershor deputetët kanë marrë 118 mijë lekë pagë neto ose 156 mijë lekë pagë bruto. Të njëjtën pagë të palotë deputetët kanë marrë edhe gjatë muajit korrik.
Gjatë ditëve të para të muaj prill 2020, në kulmin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga covid-19, anëtarët e Kuvendit dhe shumica e institucioneve të pavarura kushtetuese iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë covid-19. Më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrat vendosën të jepnin gjysmën e pagës për përballimin e pasojave financiare të shkarkuar nga kriza covid-19. Gjithashtu, Presidenti Ilir Meta vendosi të jepte gjysmën e pagës.
Disa nga krerët e institucioneve të pavarura, si ai i KLSH, dhanë gjysmën e pagës deri në fund të vitit 2020. Nga ana tjetër, pas periudhës tremujore deputetët kanë vendosur të marrin pagën e plotë. Paga neto nuk është e ardhura e vetme financiare e deputetëve. Deputetët përfitojnë 60 deri në 100 mijë lekë në muaj pagesa për shpenzimet e telefonisë, shpenzime për karburant, dieta dhe honorare për pjesëmarrje në komisionet parlamentare. Pagesat për karburant dhe telefon janë fikse, konkretisht 40,000 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon për secilin deputet. Ndërkaq, 20 deputetë përfitojnë edhe 35,000 lekë në muaj për qira banese. Në varësi të aktivitetit parlamentar, në disa raste, të ardhura mujore të deputetit në total arrijnë deri në 3 mijë USD
( Kliko këtu për të lexuar pagat e deputetëve për muajin Qershor 2020)
Keta hajdute marrin be nje muaj ate page qe ngjysma e ketij vendi te botes se trete marrin ne nje vit. Krim !
PërgjigjuPo mendojne per popullin e shkrete .Kame pasur ngarkese te madhe se kame shume dashnore me mbajte .
PërgjigjuKeto para me mire atyre qe kane hall jo keta milonera
PërgjigjuMoa u tallni me deputetet dhe drejtuesit e organeve te larta kushtetuese sic eshte rasti i KLSH, Jari i klesh-it e dinte qe do ikte dhe dekllaroi se do merte 1/2 e pages deri ne fund te vititi 2020, gjejeni jarin dhe merini lekat, hahahahahah.
PërgjigjuI meritojne .... Nuk kane pse te kontribuojne me. Jane lodhur,djersitur,kane ndenjur zgjuar dite e nate per ne. 3000$ jane pak. Mendoj qe rrogat tua bejme 5000€ pa dieta. Nje shtepi dhurate ne Tirane .Nje ne bregdet ,Vlore,Himare,Sarande. Nje shtepi pushimi ne mal ,Razem,Theth,Llogara,Dardhe,Voskopoje per dimer. Nje makine 70 mije euroshe. Nje dashnore te re per burrat. Nje dashnor per deputetet. Keto tua paguaje shteti. Jane baballaret e kombit,i meritojne... He se harrova...edhe t'i fusi ne shkolle e t'i shkolloje qe te mesojne te lexojne,te pakten me rrokje.
Përgjigju