Zorana Mihailovic

Kosova & Rajoni

Deputetët radikalë i dhurojnë të brendshme rozë zv.kryeministres serbe para gjithë parlamentit

1 Shkurt 2020, 15:08| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 15:27

  • Share

Katër deputetë të partisë radikale serbe të Vojislav Seselj kanë fyer duke i dhuruar të brendshme rozë Ministres së Infrastrukturës dhe zëvendës kryeministres së qeverisë serbe, Zorana Mihailovic.

Sipas mediave kosvare, ky poshtërim erdhi pasi ajo iu përgjigj akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me pllaka ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.

Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan të brendshmet ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic i shfaqi para të gjithëve.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion dhe spiunazh të shtetit.

Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro.

Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur më pas.

Kryesuesi i kuvendit lëshoi  vërejtje për deputetët radikalë për veprimin kundër Zorana Mihailovic.

Foto nga deputeti 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?