Politikë
Top 24

Deputetët rikthehen nga pushimet, të hënën nis Parlamenti

1 Shtator 2019, 18:30| Përditesimi: 1 Shtator 2019, 18:41

  • Share

TIRANE-Ditën e hënë do të nisë sesioni i ri parlamentar. Seanca e parë plenare do të zhvillohet në orën 18:00.

Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar njoftimi edhe rendi i ditës, ku do të miratohet programi i punës dhe kalendari.

Këtë sesion parlamentar pritet që të miratohen disa ligje të rëndësishme. Përballë shumicës do të jetë opozita e re, pasi PD-LSI dhe aleatët e tjerë i dogjën mandatet dhe braktisën Kuvendin.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?