Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje (VIDEO)

23 Nëntor 2022, 11:46| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 11:59

  • Share

Seancën e kaluar, në mes të debatit të fortë politik i shoqëruar edhe me përplasje, deputeti Belind Këlliçi i cili është edhe kandidat te ‘Rithemelimi’ për Bashkinë e Tiranës, kërkoi një minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të çlirimit të kryeqytetit.

Propozimit të Këlliçit drejtuesja e seancës Ermonela Felaj iu përgjigj se “do të ishte më respektuese edhe ndaj njerëzve për të cilët ju kërkoni që të mbahen një minutë heshtje, edhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë këto të mos vijnë si elemente surprizë dhe respekti të bëhet në mënyrën e duhur”.

Por në këtë moment deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë për 1 minutë heshtje ndërkohë që ata socialist nuk e kanë bërë diçka të tillë. Kjo i ka revoltuar ish-të përndjekur politikë të cilët kanë dalë sot në një deklaratë për mediat ku i kanë bërë thirrje opozitës që të mos e lejojë zhvillimin e seancës së nesërme plenare pa pasur një ndjesë nga ana e socialistëve.

“Të kërkojnë familje publike familjarëve që nuk kanë gjetur eshtrat e intelektualëve. Opozita të mos lejojë vijimin e seancës parlamentare pa kërkuar falje ata deputetë që paturpësinë më të madhe nuk u ngritën për një minutë heshtje për të nderuar viktimat.  I kemi kërkuar Parlamentit që të caktohet një ditë kujtese për 6 mijë të zhdukur që i ka pushkatuar diktatura Hoxha”, tha në një deklaratë Besim Ndregjoni, kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/11/2022 02:24

    Ne ato kohe dhe ne 2-5 vitet e para pas luftes,mund te kete pasur dhe abuzime me denimet e dhena.Bashkepuntore me pushtuesit ka patur plot,por ka patur dhe te pafajshem,ose thjesht kundershtare te fituesve,ose dhe viktima te merive personale e /zelotizmit/gjykues te momentit.Kjo periudhe eshte ne zonen gri,ku ka patur denime plotesisht te justifikuara,ashtu sic ka patur dhe denime te padrejta,ashtu sic do te karakterizoheshin me vone denimet politike te dhena nga diktatura.Nje rigjykim i fakteve,dosjeve dhe i gjyqeve speciale dhe shkaqeve qe cuan deri ketu, me nje kendveshtrim te ri,neutral,mundesisht i bere nga te huajt duhet bere patjeter,per t'i dhene fund spekullimeve, hamendesive dhe meritave e akuzave e kunderakuzave si dhe situatave te tilla qesharake qe jane thjesht provokime vulgare e loje politike per te fituar pike e vota ne syte e elektoratit qe mendohet si besnik,por jo respekt i vertete per viktimat.

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 23/11/2022 18:01

    Pushkatuar me 16 nentor 1944? Pra ditet qe luftohej per clirim in e Tiranes. Pra Jane vrare bashkepuntoret te nazizmit. Dhe te burgosurit politike, perfshi dhe foltores nevojtoren kerkoje te nderohen me nje minute heshtje bashkepuntoret e pushtuesit fashist.Ja si fashistet Kane hyre edhe ne parliament, te organizuar ne parti politike, ne shoqata. Do te kerkoje nga parlamenti nje ligje:-te gjithe ata qe pretendojne se Jane te denuar politike padrejtesisht, ne kundershtim me ligjin, si per veprimtari e para clirim it dhe pas saj, te drejtohem ne nje gjukates, te ftojne pafajesine dhe PASTAJ te perfitojne titullin I persekutuar dhe beneficent qe perfitojne sipas ligjit. Popull, ji vigjelent, fashizmin ne parliament, fashizmin kerkon pushtet dhe nderim

    Përgjigju
  • Termeti: 23/11/2022 13:31

    Zoti Kelliçi! Te kerkoj nje minute heshtje ndonje i perndjekur po , por te kerkosh ti familje komuniste s’te besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?