Ndonëse ka kaluar një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, deputetët e kanë të vështirë të bëjnë një bilanc për procesin e rindërtimit, sidomos ata të cilët kanë pasur më shumë dëme në zonat e tyre elektorale. Disa prej deputetëve të pyetur nga Report Tv nuk mund të thonë as numrin e familjeve që jetojnë në çadër e që kanë marrë bonusin e qirasë.
“Në zonën time elektorale që është zona që është dëmtuar më shumë dhe natyrisht që ka më shumë, por ajo që di unë është që pjesa më e madhe e atyre që jetojnë në çadra janë ata që vijnë nga zonat rurale dhe nuk kanë pranuar të shkojnë në shtëpi me qira, por ata marrin një bonus. Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që deri në fund të vitit të hyjnë 500 familje në banesa. Kjo është shifra që unë di deri tani”, shprehet deputetja Milva Ekonomi.
“Ne kemi pak familje në zonën e Manzës por unë do thoja që sot të japim një mesazh rikujtimi për për jetët e humbura. Gjatë gjithë kësaj periudhe është bërë punë e jashtëzakonshme për të arritur sistemin sa më të shpejtë të familjeve”, thotë deputetja Spahiu.
“Nuk e kam numrin e saktë por besoj kanë zgjedhur vetëm ato familje që marrin bonusin e qirasë por kanë zgjedhur të rrinë aty për shkak të bagëtive”, thotë deputetja Eglantina Gjermeni.