TIRANË- Tallëse dhe të papranueshme e quan deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dokumentin që u mbërritur në e-mail deputetëve të Shqipërisë nga Instituti Parlamentar ku mes figurave kombëtare që mund të nderohen gjatë muajit tetor, kishte renditur edhe diktatorin Enver Hoxha. Ndonëse ai udhëhoqi Shqipërinë me dhunë për të paktën 4 dekada, në dokumentin që u mbërriti deputetëve të Shqipërisë, Enver Hoxha përshkruhej si Udhëheqës i Partisë Komuniste, apo si ‘Hero i Popullit’ dhe ‘Hero i Punës Socialiste’.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, Kapri tha se futja e emrit të Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor në Kuvend është si të futet emri i Hitlerit në hollet e Bundestagut.
Po ashtu Kapri, tha se pasi e bëri publik dokumentin, priste një ndjesë nga ana e Kuvendit. Por, shtoi se Kuvendi ia hodhi fajin një specialti, duke thënë se të dhënat i morën nga Fjalorit Enciklopedik Shqiptar.
“Ka ardhur një emali tek të gjitha deputetët e Parlamentit, ku thuhej që në muajin tetor kanë lindur këto figura kombëtare. Ideja është që këto figura meritojnë nderim, prandaj iu çohet ky email.
Problemi është që dokumentet që dërgohen, nuk lexohen nga administrata, por edhe nga deputetët. Sepse email ka ardhur të premten dhe askush nuk po reagonte. Pastaj të dielën unë e bëj replay tek të gjithë deputetët, ku them se kjo është tallëse dhe e papranueshme dhe të tërhiqet ai dokument dhe të kërkohej ndjesë nga ana e Kuvendit. Më pas pati edhe reagime nga deputetë të djathtë, deri sa pati një reagim shumë të thatë nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili nuk mori përgjegjësi dhe fajin ia hodhi një specialisti dhe tha se e kemi marrë nga një enciklopedi nga Akademia e Shkencave”, tha Kapri.
DeputetI Kapri tha se diktatori Hoxha nuk mund të jetë figurë kombëtare, apsi ai është përgjegjës për vrasjen e 6 mijë shqiptarëve e internimin e mijëra familjeve.
“Por problemi është parimor, se Enver Hoxha mund të ketë qenë një figurë historike, por nuk mund të jetë një figurë kombëtare. Ai ka qenë diktatori që është përgjegjës për vrasjen e 6 mijë shqiptarëve, futjen në burg të dhjetëra mijërave shqiptar dhe internimin e mijërave familjeve shqiptare.
Dhe nuk mund të thuash aty që në muajin tetor ka lindur udhëheqësi i luftës nacionalçlirimtare, heroi i luftës. Është e njëjta gjë sikur në e-mailin e deputetëve të Bundestagut gjerman apo të parlamentit italian se në muajin tetor ka lindur Hitleri apo Musolini, i cili ka qenë hero.”, deklaroi Kapri.
Dokumenti dërguar deputetëve ngjalli polemika, ku iu propozohej që gjatë muajit tetori mund të nderonin disa figura kombëtare, ku mes emrave të mëdha të letërsisë dhe historisë shqiptare, si Dritëro Agolli, Naim Frashëri dhe Sulejman Delvina, kishin renditur edhe diktatorin Hoxha.
Komente

Meqe z Kapri na kujton titujt e Xhaxhit,mu kujtua qe njehere kam degjuar per dicka te ngjashme qe populli shqiptar i ka dhene Musolinit,kuptohet qe kete e bene ne kohen e pushtimit,nen trysni,megjithese dhe atehere kishte plot mes elites shqiptare qe ishin gati te benin be e rrufe' per koken e tij,por sa per kuriozitet,ja kane hequr ato /ndere/ nga ndonje nga Kuvendet e sotme?
PërgjigjuEsht nje dallim i madh midis Hitlerit dhe Musolinit nga njera an dhe Enverit nga ana tjeter.dy te paret paten bum ekonomik dhe mirqenije te lart ekonomike dhe i hapen lufte vendeve te tjera (esht e gabuar)kurse Enveri vrau popullin e vet varferi ekonomike si dhe nuk donte bashkimin me Kosoven,nuk hapi luft per trojet shqiptare se nuk kishte vullnet dhe as fuqi
Përgjigju6000×5=30000 persona e urrejne te tjeret akoma e kujtojne