Taulant Balla duke inspektuar nga afër banesën e dëmtuar

Kronikë

Reshjet, shembet një banesë në Papër të Elbasanit, Balla: Ta ndihmojmë familjen

28 Mars 2018, 18:53| Përditesimi: 28 Mars 2018, 19:08

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka parë nga afër banesën e Petrit Vrapit në Njësinë Administrative Papër, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është bërë e pabanueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Gjatë inspektimit, Balla i kërkoi banorëve të kësaj shtëpie që të largohen sa më parë nga banesa, pasi qëndrimi në të është i pamundur dhe i rrezikshëm. Ai i siguroi ato se do të fillojë sa më shpejt procedura për dëmshpërblimin. 

Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Administratorin e zonës dhe zyrtarë të tjerë pamë nga afër gjendjen e kësaj familje, ndërsa kërkuam që sa më parë të jetë e mundur kjo familje të largohet nga banesa dhe të strehohen tek të afërmit disa ditë, derisa t’u dërgohet një çadër dhe më pas të fillojnë procedurat e dëmshpërblimit. Kërkesa e tyre është të qëndrojnë pranë tokës, por në vlerësimin tonë kjo është një shtëpi e pabanueshme dhe e rrezikshme”, deklaroi Balla. Sipas Ballës: “E rëndësishme është që sidomos gruaja dhe fëmijët të mos qëndrojnë në banesë dhe ne menjëherë do të angazhohemi për t’i ndihmuar”.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?