Deputeti i Lushnjës, i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është bërë sot protagonist i një video që e ka regjistruar vetë.
Ai shfaqej teksa mbronte një pemë që po pritej nga instuticionet lokale në Lushnjë. Korreshi, përveç përplasjes verbale me policët, dëgjohet të thotë se pemën po e pret Edi Rama, se nuk do të kenë hije njerëzit.
Në një moment tjetër, deputeti lushnjar dëgjohet të përdorë edhe fjalë banale, duke u shprehur se "mirë që nuk jep urdhër për të na e vënë në b...thë, se do ta kishim marrë të gjithë".
Kjo gjuhë e zgjedhur nga deputeti lushnjar nuk dihet në ishte ndonjë mesazh i koduar për ndonjë koleg të partisë së tij në qarkun Fier ku bën pjesë edhe vetë si ligjvënës, apo ishte një lajthitje në vapë e deputetit Korreshi.
Pamjet deputeti i ka postuar edhe në profilin e tij të rrjetit social Facebook.
Komente
